Llogaria ime
Veriu Portal
Sport

Kukësi dhe Skënderbeu vazhdojnë 'galopin' drejt titullit


Një gol i të përhershmit Pero Pejic i ka dhënë tre pikë mjaft të rëndësishme Kukësit në ndeshjen ndaj Flamurtarit, duke vazhduar garën për titull kampion.

Kroati shënoi në minutën e 33 të pjesës së parë një gol me vlerën e tre pikëve në këtë ndeshje.

Pavarësisht përpjekjeve të vlonjatëve për të shënuar golin e barazimit, goli i shënuar nga Pejic ishte i vetmi në këtë ndeshje.

Më në fund, Tirana ka arritur të marrë pikë të plota në një ndeshje të Kategorisë Superiore. Pas 15 takimeve pa fitore, bardheblutë kanë arritur të mposhtin Korabin 2-0 në “Selman Stërmasi”.

Ede dhe Taku ishin autorët e dy golave të Tiranës, ndërsa për t’u theksuar është fakti se Korabi i vendit të fundit e mbylli këtë ndeshje me dy lojtarë më pak, pasi Jubani dhe Mziu u ndëshkuan me karton të kuq.

Po në të njëjtën orë me dy takimet e tjera u zhvillua edhe ndeshja Vllaznia-Luftëtari, e cila dhuroi emocione të shumta. Në “Loro Boriçi” u shënuan 4 gola, por nuk pati fitues, pasi ndeshja u mbyll në barazim 2-2.

Vendasit shënuan të parët, por më pranë fitores ishin gjirokastritët, të cilët përmbysën golin e shënuar nga Bakaj me 11-metërsh.

Boyom barazoi shifrat, ndërsa Reginaldo kaloi në avantazh Luftëtarin. Ishte minuta e tretë e shtesës dhe gjithçka dukej e mbyllur, por Shtubina shënoi golin e barazimin, duke bërë që dy ekipet të ndanin nga një pikë.

Në Durrës Skendërbeu fitoi me rezultatin 0-1 me Teutën sfidën e mbrëmjes.

Goli për Korçarët u shënua nga Xhejms në minutën e 10.

Nga ana e saj Teuta e lujti pjesën e dytë të takimit me një lojtarë më pak pasi Musta u largua me të kuqe në minutën e 46.

Me këtë fitore Skënderbeu i ofrohet kreut me një pikë, ndërsa Teuta duhet të djersijë akoma për mbijetesen.

Kukësi udhëheq renditjen e Kategorisë Superiore me 3 pikë më shumë se Partizani dhe 1 nga Skënderbeu.

Tags:
Lexuar 1517 here / Marre nga Top-channel. Tv
1517
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI


A mendoni se kampionatet duhen anulluar për këtë sezon?