Sport
|
|
Kriza ekonomike nga Covid-19, Rama: Nuk ka ndihma per futbollinKryeministri i Shqipërisë Edi Rama i jep një përgjigje të prerë, numrit 1 të Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka, lidhur me kërkesën e këtij të fundit i cili i kërkoi ndihmë qeverisë për të ndihmuar klubet e futbollit në vendin tonë në këtë kohë krize ekonomike nga koronavirusi. Sipas numrit 1 të shtetit, qeveria nuk do të akordojë asnjë fond për klubet e futbollit në Shqipëri. “Sa i përket klubeve të futbollit, unë mendoj që ato nuk kanë çfarë i kërkojnë fare qeverisë dhe arkës së shtetit për një sërë arsyesh, por këtu do të sjell atë më të thjeshtën fare”, tha Rama për mediat shqiptare. Ai i vijoi mendimin e tij, duke shtuar: “Klubet e futbollit deklarojnë paga të rreme, sikur janë kompani fasone dhe japin paga të majme. Klubet e futbollit le të shohin rreth e rrotull se çfarë bëjnë klubet në vende të tjera dhe të përshtaten me këtë luftë”. “Kjo nuk është koha për të ndihmuar futbollin, por koha për të ekzistuar. Klubet e futbollit duhet të garantojnë ekzistencën dhe jo fitimin e munguar. Meqë kanë deklaruar paga të rreme në masën më të madhe të tyre, është mirë të mos bëhen pjesë e atyre që ankohen dhe që kërkojnë, pasi nuk ka pikë lezeti”, përfundon kryeministri i vendit Edi Rama. Tags: Lexuar 549 here / Marre nga supersport.al
549
0
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje KOMENTET
Komento i pari kete artikull! |