Llogaria ime
Veriu Portal
Sport

Humbja në derbi/ Roma shuan iluzionet për titullin


Derbi i Lazios por dhe i lotëve dhe zemërimit të Romës që doli jashtë garës për titullin dhe tashmë ndjen dhe më tepër rrezik nga pas në garën për vendin e dytë.

Lacio pas 6 vjetësh ja doli të fitonte një derbi në Serie A pas një ndeshje të jashtëzakonshme ku pati meritën e tij dhe Strakosha që me pritjet e tij shpëtoi në më shumë se një rast bardhëkaltërit.

Në “Olimpico”, Lacio nuk kishte shërbimet e Immobiles por Keita ishte i jashtëzakonshëm teksa në të 12-tën krijoi vetë golin e epërsisë.

Roma nuk ishte në gjendje të vendoste në vështirësi bardhëkaltërit dhe për shkak të sigurisë së Strakoshës që në të 42-tën u shfaq sërish pozicional, ndërsa episodi i polemikave ishte ai i penalltisë së verdhekuqve, ku gjyqtari akordoi një penallti të paqenë, të cilën gjithsesi De Rossi e shndërroi në gol duke shfryrë dhe mllefin e tij ku të mundej gjatë festimit.

Megjithatë në pjesën e dytë, Lazio mori me meritë atë që i takonte, epërsinë, duke shënuar në minutën e 50-të me Bastan, pak sekonda pasi Strakosha kishte kryer një tjetër pritje.

Me kalimin e minutave, Roma u hap prapa dhe në kundërsulm Lacio mbylli ndeshjen me golin e dytë personal të Keitas i shërbyer me shumë altruizëm nga Lulic.

Një goditje e rëndë për Romën, nervozizmi i së cilës u pa dhe te kjo ndërhyrje e Rudiger që u ndëshkua me të kuq, ndërsa Lacio më në fund mund të rikthehet te festojë një derbi në kampionat.

Tags:
Lexuar 478 here / Marre nga Top-channel. Tv
478
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI


A mendoni se kampionatet duhen anulluar për këtë sezon?