Llogaria ime
Veriu Portal
Sport

Gareth Bale drejt United


Kur u transferua nga Totenhemi drejt Realit të Madridit per 101 milion euro, Gareth Bale u shndërrua në lojtarin më të shtrenjtë të të gjitha kohërave, vend që e mbajti deri në verën e vitit të kaluar, kur Paul Pogba u transferua per 110 milion euro nga Juventusi tek Manchester United.

E megjithatë, Bale ka mundësinë që të rikthehet sërish në krye të këtij klasifikimi, të paktën nga ajo që shkruajnë mediat sportive në Angli dhe në Spanjë.

Sipas tyre, Florentino Perez është lodhur nga dëmtimet e shpeshta të uellsianit dhe nëse vjen oferta e duhur është i gatshëm që ta transferojë atë.

Por cila është oferta e duhur? Daily Express thotë se bëhet fjalë për 110 milionë paund, që Manchester United është i gatshëm për të paguar për ta vendosur lojtarin nën urdhrat e Jose Mourinhos.

Në Spanjë thuhet se vetë Bale ka rënë dakort, por me një kusht; kualifikimin e Manchester United për në Ligën e Kampionëve.

Mundësitë që “Djajtë” ta bëjnë këtë janë dy; duke u rënditur të katërtit në Premier Ligë, një skenar i vështirë, ose duke fituar Ligën e Europës, një skenar më i mundshëm, duke patur parasysh që në gjysmëfinalen e parë në Spanjë me Celta Vigon, fituan minimalisht 1-0.

Tags:
Lexuar 993 here / Marre nga top-channel.tv
993
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI


A mendoni se kampionatet duhen anulluar për këtë sezon?