Llogaria ime
Veriu Portal
Sport

Europa League, përcaktohen katër gjysëmfinalistet


Manchester United ka arritur të kualifikohet për në gjysmëfinalet e Europa League, pasi mposhti Anderlechtin me rezultatin 2-1, pas minutave shtesë.

Por, ky kualifikim ka pasur një kosto të lartë për ekipin e Jose Mourinhos, pasi dy futbollistë kanë mbetur të dëmtuar.

Mbrojtësi Marcos Rojo është dëmtuar në gju, në minutën e 24 dhe ka lënë fushën e lojës, ndërsa ende nuk dihet se sa kohë do të qëndrojë jashte fushave. Rojo ishte kthyer në një titullar fiks, në qendër të mbrojtjes së Manchesterit, në muajt e fundit.

Por, më shqetësues duket se është dëmtimi i sulmuesit kryesor të ekipit, Zlatan Ibrahimoviç. Suedezi u dëmtua gjithashtu në gju, gjatë rënies nga një kërcim dhe la fushën e lojës. Analizat e para tregojnë për një dëmtim serioz të Ibrës, që pritet ta mbajë atë, rreth tetë muaj jashtë fushave të futbollit.

Suedezi 35 vjeçar është golshënuesi më i mirë i Manchesterit, me 17 gola në 28 ndeshje dhe drejtuesit e klubit ishin në negociata për rinovimin e kontratës me të , për një tjetër vit.

Gjysmë-finalistët

Janë përcaktuar sonte edhe katër ekipet gjysmë-finaliste të Europa League. Ekipi i parë i kualifikuar ishte Celta Vigo, e cila pasi mposhti Genk javën e kaluar në Spanjë, sot u mjaftua me një barazim 1-1, për të siguruar kalimin më tej.

Tre sfidat e tjera nuk arritën të përcaktojnë ekipin e kualifikuar brenda 90 minutave të kohës së rregullt, pasi u përsëritën rezultatet e ndeshjeve të para, çka bëri që të luheshin edhe 30 minutat shtesë.

Ndeshje emocionuese u zhvillua edhe në gjermani, ndërmjet Shalke dhe Ajax. Vendasit arritën të dërgojnë ndeshjen në shtesë, pasi fituan 2-0 në kohën e rregullt, por shtesa nuk ishte aspak në favor të tyre. Caliguri dërgoi shifrat në 3-0, në minutën e 101, por Ajax i mbetur me 10 futbollistë prej minutës së 84, arriti të shënojë dy herë dhe të kualifikohet më tej me rezultatin e përgjithshëm 3-4.

Në Turqi nuk mjaftoi as koha shtesë për të përcaktuar të kualifikuarin, ndaj u desh goditja e 11 metërshave. Nga goditja e penalltive, Lyon fitoi 7-6, pas gabimit në goditje të kroatit Matei Mitroviç.


Tags:
Lexuar 978 here / Marre nga Top-channel. Tv
978
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI


A mendoni se kampionatet duhen anulluar për këtë sezon?