Llogaria ime
Veriu Portal
Sport

De Biazi ''driblon'' çështjen Xhaka: Ndaj Bosnjes luajnë 'rezervat'


Në vigjiljen e ndeshjes miqësore kundër Bosnjes, vëmendjen më të madhe publike në konferencën për shtyp të programuar nga Kombëtarja e mori çështja Xhaka.

Futbollisti që u largua nga ekipi pas konfliktit me trajnerin nuk i ka dyert e mbyllura, por ai duhet të vendosë t’u bindet rregullave.

“Trajneri është 60 vjeç, ndërsa Xhaka 27. Trajneri kujdeset për lojtarët e tij, ndoshta ata jo për veten e tyre. Ka rregulla për të qëndruar në grup, i pari është të respektosh shokët dhe vendimet e trajnerit. Nëse dikujt i duket vetja më i mirë mjafton ta tregojë në fushë. Unë ua kam dhënë mundësinë të gjithëve, por nëse mendon se duhet të luajë gjithmonë kjo është një çështje tjetër që nuk më takon. Kombëtarja ka një president dhe një trajner që thërret lojtarët por jo të 23 mund të luajnë dhe unë duhet të kujdesem për të gjithë. Nëse dikush vetëpërjashtohet atëherë nuk është puna ime, unë jam mësuar të përballem me vështirësitë", thotë ai.

Trajneri nga Sarmede mbrojti ekskluzivitetin e vendimeve teknike për ekipin kuqezi.

“Jam një njeri që e kam mbajtur fjalën edhe në momentet më pak të mira. Kam një marrëdhënie të veçantë me lojtarët e mi dhe nuk jam i influencuar nga thashethemet që qarkullojnë shpesh. Zgjedhjet i bëj unë, nëse dikush nuk është dakord është i lirë të largohet. Këtu nuk mungon disiplina, madje është e kundërta”, vijoi De Biasi.

Lidhur me ndeshjen që do të luhet nesër në Elbasan Arena në orën 18:00, De Biasi shprehet se në fushë do të zbresin për të fituar.

Për miqësoren ndaj Bosnje-Hercegovinës të martën në Elbasan Arena, trajneri italian theksoi se do të provojë ndryshime të reja, nisur nga lojtarët që luajtën më pak në ndeshjen ndaj Italisë, përjashto këtu Sadikun, i cili është i lënduar dhe i ka të paktat mundësitë që të aktivizohet në ndeshjen e së martës.

De Biasi ka vlerësuar lart, dy prej futbollistëve shqiptarë, mbrojtësin e Napolit, Hysajn, por edhe Keidi Baren, të cilin e vlerëson si një lojtar të ri që premton shumë. “Në një miqësore të tillë ka shansin të tregojë veten”; shprehet De Biasi për Baren.

Tags:
Lexuar 937 here / Marre nga Top-channel. Tv
937
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI


A mendoni se kampionatet duhen anulluar për këtë sezon?