Llogaria ime
Veriu Portal
Sport

Covid-19 i merr jeten ish presidentit te Marseille


Ish-presidenti i Marseille-s në Francë, Pape Diuf, ka ndërruar jetë në moshën 68-vjeçare për shkak të koronavirusit.

Familjarët e tij dhe klubi francez konfirmuan lajmin nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ditën e martë.

Diuf ka qenë president i Marseille-s nga viti 2005-2009, ndërsa kishte shtetësinë senegaleze dhe franceze.

Ditën e fundit ai ishte shtruar në spital për shkak se ishte infektuar me COVID-19, ndërsa nuk mundi ta fitonte këtë luftë.

Diuf u bë personi i parë që humb jetën për shkak të koronavirusit në Senegal. Presidenca e tij te Marseille korrespondon me kohën që ka luajtur si futbollist ish-kapiteni i kombëtares Lorik Cana.

Kujtojme se pak dite me pare humbi jeten nga Korona Virus edhe ish presidenti i Real Madrid 1995-2005, Enriko Sanz, trupi i te cilit nuk eshte gjetur akoma nga familjaret e tij ne morgon e madridit.


Tags:
Lexuar 512 here / Marre nga top-channel.tv
512
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI


A mendoni se kampionatet duhen anulluar për këtë sezon?