Llogaria ime
Veriu Portal
Sport

Champions, mesohen çiftet e 1/16-ave


Nga Nioni i Zvicrës janë mësuar edhe 8 çiftet e raundit të 16-sheve të Champions League.

Shorti, edhe pse i frikësonte pjesëmarrësit për shkak të ndarjeve mes vendeve të para dhe të dyta në fazën e grupeve, duket se nuk ka dhuruar edhe aq shumë probleme.

Përballjet më të forta priten të jenë ato mes Man City dhe Monaco, apo Bayern dhe Arsenal, ndërkohë që jo më pak spektakël pritet të dhurojë sfida mes Parisit dhe Barcelonës.

Juventus, nga ana tjetër, pritet të ketë një ndeshje të lehtë në letër me portugezët e Portos, sikurse edhe Reali i Madridit me Napolin apo Dortmundi me Benfikën.

Kjo, duke parë ecuritë e ekipeve respektive deri më tani, në Europë apo edhe në kampionatet e tyre respektive.

Në fazën me eliminim të drejtpërdrejtë priten dy përballje anglo-spanjolle, si dhe një anglo-gjermane.

Ja çiftet e 1/16-ave

Man. City (ANG) - Monaco (FRA)
Real Madrid (SPA) - Napoli (ITA)
Benfica (POR) - Dortmund (GJER)
Bayern (GJER) - Arsenal (ANG)
Porto (POR) - Juventus (ITA)
Leverkusen (GJER) - Atletico (SPA)
Paris (FRA) - Barcelona (SPA)
Sevilla (SPA) - Leicester (ANG)


Tags:
Lexuar 721 here / Marre nga Top-channel. Tv
721
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI


A mendoni se kampionatet duhen anulluar për këtë sezon?