Sporti
17°Tiranë
Hyr

Sporti › Kombetarja

Katër ekipe angleze në garë për Elseid Hysaj

Tabloidë të ndryshëm anglezë, mes të cilëve edhe Daily Star, raportojnë se 4 ekipe europiane janë në garë për të marrë shërbimet e mbrojtësit shqiptar të Napolit, Elseid Hysaj.Liverpool, Bayern Munchen, Atletico Madrid dhe Inter, janë ekipet që kanë vendosur…

·

Katër ekipe angleze në garë për Elseid Hysaj
Tabloidë të ndryshëm anglezë, mes të cilëve edhe Daily Star, raportojnë se 4 ekipe europiane janë në garë për të marrë shërbimet e mbrojtësit shqiptar të Napolit, Elseid Hysaj.

Liverpool, Bayern Munchen, Atletico Madrid dhe Inter, janë ekipet që kanë vendosur emrin e shkodranit në listën e dëshirave të merkatos.

Hysaj është duke luajtur sezonin e tij të dytë te Napoli dhe paraqitjet e tij kanë ardhur në rritje të konsiderueshme dhe të vazhdueshme.

Ai cilësohet si një nga mbrojtësit më të mirë të krahut dhe ka arritur të përballojë me sukses kundërshtarë të nivelit të lartë, midis të cilëve edhe Cristiano Ronaldo.

Trajneri Sarri ka besim të plotë te mbrojtësi shkodran dhe napolitanët, vështirë se do të pranonin të hiqnin dorë nga shërbimet e tij, për një ofertë më të vogël se 20 milionë euro.

774 lexime

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?