Sporti
20°Tiranë
Hyr

Sporti › Kombetarja

Hysaj ka një ëndërr: Dua të bëhem si Zaneti !

Elseid Hysaj ka shprehur vlerësimin e tij për ish mbrojtësin dhe kapitenin legjendar të Interit, Javier Zanetti.Në një intervistë të dhënë për radion napolitane "Kiss Kiss Napoli", mbrojtësi shkodran ka zbuluar se argjentinasi ka qenë idhulli dhe modeli i tij.…

·

Hysaj ka një ëndërr: Dua të bëhem si Zaneti !
Elseid Hysaj ka shprehur vlerësimin e tij për ish mbrojtësin dhe kapitenin legjendar të Interit, Javier Zanetti.

Në një intervistë të dhënë për radion napolitane "Kiss Kiss Napoli", mbrojtësi shkodran ka zbuluar se argjentinasi ka qenë idhulli dhe modeli i tij.

"Si futbollist, kam pëlqyer gjithmonë Javier Zanettin, si një lojtar dhe profesionist i madh. Shpresoj të arrij në nivelet e tij", ka thënë Hysaj.

Mbrojtësi shqiptar i Napolit ka pranuar edhe herë të tjera, se është një tifoz i Interit dhe se do të dëshirontë që të vishte bluzën zikaltër.

Hysaj është duke mbyllus sezonin e tij të dytë te Napoli dhe me paraqitjet e tij në rritje konstante, ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve në Itali dhe Europë.

1.171 lexime

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?