Panuçi sulmon FSHF-në: Ja pse disa lojtarë nuk vijnë në Kombëtare
Ish-trajeri i Kombëtares, Kristian Panuçi është rikthyer të flasë, për aventurën në stolin kuqezi. Në një prononcim për "Corriere dello Sport", tekniku italian vazhdon të sulmojë FSHF-në me deklaratat e tij.Në deklaratën e tij Panuçi vecc të tjerave thekson se…
Ndaje

Ish-trajeri i Kombëtares, Kristian Panuçi është rikthyer të flasë, për aventurën në stolin kuqezi. Në një prononcim për “Corriere dello Sport”, tekniku italian vazhdon të sulmojë FSHF-në me deklaratat e tij.
Në deklaratën e tij Panuçi vecc të tjerave thekson se thekson se shumë lojtarë duan të afrohen në kombëtare, por nuk vijnë për arsye se janë të palumtur me Federatën. Sipas 43-vjeçarit italian, lideri i skuadrës ishte Taulant Xhaka, por nuk e donin sepse kishte një sjellje pak profesionale.
“Jam i kënaqur. Mora skuadrën që ishte në vendin e katërt në grupin kualikues dhe doli e treta. Kam bërë një punë skautimi të pabesueshme. Me Rejan tani dolën të katërtit në grup, siç i kisha thënë unë presidentit.
Futbollisti që ka dhënë më shumë është Taulant Xhaka, ka një vëlla që luan te Arsenali, i cili ka zgjedhur kombëtaren zvicerane. Nuk e donin në Kombëtare se kishte sjellje pak profesionale, por e kam grumbulluar gjithmonë, i kam folur si burri-burrit, nëse kisha një lider, ishte ai.
Më vjen keq kur lexoj se kanë rindërtuar grupin kur grupin e ndërtova unë. Kam marrë një skuadër që duhej të rindërtohej, shumë. Lojtarë shkova t’i kërkoja, nuk dëshironin të vinin. Shumë janë kosovarë, mund të zgjedhin të luajnë për Zvicrën, e kanë të vështirë të kenë ndjenjën e përkatësisë”, deklaron Panuçi.
Lexo edhe
Komentet (0)
Ende asnjë koment. Bëhu i pari.