Sfida e Nations League: Shqipëria përgatitet maksimalisht për Finlandën, Hoxha dhe Shpendi pritet të bashkohen me grupin
Kombëtarja shqiptare e futbollit ka vijuar pasditen e sotme përgatitjet në "Shtëpinë e Futbollit" për dy përballjet e radhës në UEFA Nations League kundër Finlandës dhe Bjellorusisë. Nën drejtimin e…
Ndaje

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka vijuar pasditen e sotme përgatitjet në "Shtëpinë e Futbollit" për dy përballjet e radhës në UEFA Nations League kundër Finlandës dhe Bjellorusisë. Nën drejtimin e trajnerit Rolando Maran, skuadra ka kryer një seancë të plotë stërvitore, ku shumica e lojtarëve janë shfaqur në gjendje optimale fizike.
Vëmendja kryesore ka qenë te sulmuesit Arbër Hoxha dhe Cristian Shpendi, të cilët për shkak të disa goditjeve të marra së fundmi me klubet e tyre, janë stërvitur veçmas grupit për të shmangur rreziqet. Megjithatë, sipas Departamentit të Komunikimit në FSHF, gjendja e tyre nuk paraqet shqetësim serioz dhe të dy futbollistët pritet t'i bashkohen skuadrës nesër për stërvitjen zyrtare.
Programi i ditës së nesërme parashikon stërvitjen zyrtare të kuqezinjve në orën 11:00, ku 15 minutat e para do të jenë të hapura për mediat, e ndjekur nga konferenca për shtyp e trajnerit Maran në orën 16:00. Nga ana tjetër, delegacioni i Finlandës do të mbajë konferencën e vet në orën 11:30 dhe do të zbresë në fushë për stërvitjen zyrtare në orën 12:30.
Ndeshja e madhe Shqipëri-Finlandë do të luhet ditën e enjte, në orën 20:45, në stadiumin "Air Albania". Interesimi i tifozëve ka qenë i jashtëzakonshëm, duke bërë që të gjitha biletat të shiten dhe impianti të jetë plotësisht i mbushur në mbështetje të kombëtares.
Lexo edhe
Komentet (0)
Ende asnjë koment. Bëhu i pari.