Sporti
17°Tiranë
Hyr

Sporti › Kombetarja

Trazirat në Palermo, Shqipëria me sytë nga FIFA

Trazirat e shkaktuara në stadiumin e Palermos muajin e kaluar, që detyruan arbitrin të pezullonte përkohësisht ndeshjen Eliminatore të Botërorit 2018 mes Italisë dhe Shqipërisë, ishin javën e kaluar në fokusin e Kuesturës së Palermos.Kjo e fundit zyrtarizoi dënimin e…

·

Trazirat në Palermo, Shqipëria me sytë nga FIFA

Trazirat e shkaktuara në stadiumin e Palermos muajin e kaluar, që detyruan arbitrin të pezullonte përkohësisht ndeshjen Eliminatore të Botërorit 2018 mes Italisë dhe Shqipërisë, ishin javën e kaluar në fokusin e Kuesturës së Palermos.

Kjo e fundit zyrtarizoi dënimin e 7 tifozëve për kaosin që mbretëroi pak minuta në stadiumin “Renzo Barbera”.

Mes tifozëve që nuk do të lejohen të hyjnë në stadium për periudha të ndryshme është dhe një shtetas shqiptar.

Ai u ndalua pas verifikimeve të pamjeve dhe imazheve nga kamerat e sigurisë.

Kuestori i Palermos Renato Korteze e quajti shqiptarin dhe 6 italianë të tjerë, fajtorë për situatën aspak sportive.

Tifozi i kombëtares kuqezi është vërtetuar se lëshoi një fishekzjarr në fushë dhe ndezi një flakadan, veprime për të cilat nuk do të lejohet të hyjë për 3 vjet në stadiumet italiane.

Këto masa janë të pavarura nga sanksionet e pritshme të FIFA-s për Shqipërinë.

FSHF pritet të marrë një gjobë të majme për sjellje josportive të përsëritura të tifozëve, ndërsa nuk përjashtohet dhe dënimi i fushës.

Pas Izraelit në qershor në transfertë, sfida e radhës e kuqezinjve do të luhet me Lihtenshtejnin në 2 shtator.

667 lexime

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?