Shorti i eliminatoreve të "Euro 2028", Shqipëria dhe Kosova në të njëjtën vazo: ja rivalët e mundshëm
Po merr formë të qartë ndarja e vazove për shortin e kualifikueseve të Kampionatit Europian 2028, i cili do të hidhet më 6 dhjetor në Belfast. Sipas përllogaritjeve të publikuara…
Ndaje

Po merr formë të qartë ndarja e vazove për shortin e kualifikueseve të Kampionatit Europian 2028, i cili do të hidhet më 6 dhjetor në Belfast. Sipas përllogaritjeve të publikuara nga platforma e statistikave Football Meets Data, të bazuara në renditjen e ndërmjetme të Ligës së Kombeve, si Shqipëria ashtu edhe Kosova do të pozicionohen në vazon e tretë.
Ky pozicionim bën që kuqezinjtë dhe dardanët të shmangin një përballje direkte mes tyre në grup, por njëkohësisht i vendos përballë dy kundërshtarëve më të fortë nga vazot e para. Ndërsa për Shqipërinë ky është një skenar i pritshëm, për Kosovën përbën një hap pas, pasi zbret nga vazoja e dytë në të tretën, duke ia lënë vendin e fundit të lirë Irlandës.
Në total, 54 përfaqësueset europiane janë ndarë në pesë vazo për këtë proces. Katër vazot e para përbëhen nga 12 ekipe secila, ndërsa vazoja e pestë përfshin gjashtë skuadra.
Lexo edhe
Komentet (0)
Ende asnjë koment. Bëhu i pari.