Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Zoti Tahiri, ja kush janë të paprekshmit që nuk do i vendosësh para ligjit
Publikuar me 17 Sht 2013

Zoti Tahiri, ja kush janë të paprekshmit që nuk do i vendosësh para ligjit

Ministri i Brendshëm garantoi se do të mbështesë drejtuesit e përkushtuar të Policisë së Shtetit, ndërsa theksoi se nuk do të ekzistojnë më të paprekshmit, se sipas Tahirit, askush nuk do te kete imunitet para ligjit.

“Mbështetje pa kushte për të gjithë ata që detyrën e justifikojnë me punë. Pres maksimumin tuaj, pa orar, pa kursim, pa kompromis. Presim që qytetarët të mos jenë të dobët e të pasigurt. Që sot do të shembim murin e pandëshkueshmërisë, askush nuk ka imunitet nga ligji. Policia e Shtetit nuk ka asnjë imunitet tjetër përveç ligjit”, tha Tahiri.

Kjo eshte ajo qe tha ministri i ri i rendit. Ky njeri nuk eshte vetem nje minister i ri por edhe nje i ri me detyre qe nuk ia ka idene se cfare po thote.
Mos mendoni valle se te paprekshmit jane dy rrugace qe kane nje makine pa dokumente qe nuk i ndalojne policise kur u nxjerrin tabelen? Te paprekshmit jane zoti minister; politikanet me gjithe fiset dhe shoket e tyre duke ja nisur nga kusheriri i Rames, djali i halles i Metes etj. Qytetarin e thjeshte kollaj ta ndeshkosh qe eshte ndryshe ta vesh para ligjit.

Viziten e pare e bere ne nje komisariat te Tiranes por kisha menduar se do ta filloje andej nga gjirokastra ose me saktesisht nga lazarati. Por mos u merakosni, se kriminelet do ta gjejne numerin e telefonit edhe ty ose nje lidhje direkte apo indirekte. Kete entuziazem e keni nga ngazellimi qe jeni bere minister dhe shpejt do mesohesh te jesh pjese e sistemit.

Ah, se desh harrova, nje i paprekshem eshte edhe djali i Gramoz Rucit.


754
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI