Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Mbesa e të pushkatuarit tregon përballjen me djalin e Enverit
Publikuar me 17 Mar 2017

Mbesa e të pushkatuarit tregon përballjen me djalin e Enverit

Ajo nuk kishte për qëllim të tërhiqte mbi vete vëmendje mediatike.

Ishte një impuls i brendshëm, thirrje e gjakut të të gjyshit, torturuar dhe vrarë në diktaturë, që e shtynë t’i flasë të birit të Enver Hoxhës.

Gazetarja dhe producentja Keda Kaceli, përkthyesja në gjuhën italiane të veprës së At Zef Pllumit, të cilin po e shpërndan në shkollat e Shqipërisë, si një amanet të klerikut martir, tregon për “Panorama” të vërtetën e përballjes me Ilir Hoxhën në Aeroportin e Malpensës.

Një episod që ajo e ndau në rrjetet sociale, duke tërhequr një vëmendje të jashtëzakonshme mediatike.

Mbesa e Jonuz Kacelit, intelektualit të vrarë për incidentin e bombës në Ambasadën Sovjetike, nuk pretendon as ndjesë nga bijtë e nomenklaturës komuniste dhe as shpagim ndaj tyre, por të njihet e vërteta.

“E pashë ngultas dhe vura re që edhe ai po më shihte, ndoshta për shkak se edhe unë jam e njohur në media, për shkak të veprimtarisë dhe projekteve të mia, për përkthimin e veprës së At Zef Pllumit, por edhe të lidhjeve në politikë apo në botën e komunikacionit sot që, përveçse drejtoreshë e “Buongiorno Italia”, jam dhe producente kinematografike e shtëpisë italiane “Giorgio Leopardi International”.

Por me gjasë ai nuk më ka njohur. Gjithsesi unë i thashë ato që shkrova në transkriptimin e bisedës në “Facebook” ku thelbi ishte: Pavarësisht se ka njerëz si ju që nuk e duan Shqipërinë, ka ende nga ata që e duan, dhe Shqipëria do të bëhet. Arroganca e tij ishte shumë e çuditshme:

“E ç’më duhet mua? Ç’më plasi?”. E të tjera si këto. Unë e kam përshkruar imtas atë që ndodhi, por vulgariteti në përgjigjen e tij ishte edhe më i rëndë. Jo vetëm se ishte duke folur me një femër, por edhe për moshën e tij, personin e tij”- tregon ajo.

Dialogu/ Perballje me te birin e diktatorit Enver Hoxha ne Malpensa!

Jo skane fitu! Ne do ia dalim! Sa t’kete nipa e mbesa Martiresh qe do e dune Shqypnine Shqypnia do bohet!

Ilir Hoxha edukate zero me fjalor rruge: “Jam i biri i heroit te Popullit – tha – e ju na keni rruar bythen!”

“Ilir Hoxha jam Keda Kaceli mbese e Martirit Jonuz Kaceli dhe heci kryelarte se kam gjak shqiptar dhe Shqypnija do bohet.”

“Kur s’u be deri tani lesh do behet.”

“Jo jo do e bejme -i thashe-do behet dhe ju nuk keni fituar!”

“E le te behet me plasi bytha!”

Isha ulur dhe me kaloi prane dhe u ul perballe meje. E njoha direkt nje sere ndjenjash m’u mbeshtollen u sigurova se ishte ai. Rrahjet e zemres m’u shpeshtuan dhe fillova t’a fiksoja.

Shkembim shikimesh. Ngulitje shikimi pas disa sekondash sfide shikimesh uli syte.

Une: Po uli syte se sado yt ate vrau preu dogji pjesen me te mire te shqipetareve, sado jot eme ne pleniumin e grave komuniste ne 79 do bertiste “ne do t’i persekutojme armiqte e popullit deri ne brezin e shtate madje do i leme femijet e tyre pa martuar, sado ju akoma e helmoni token dhe sundoni Shqiperine me te keqen nje dite Shqypnija do behet Ilir Hoxha.

Ai: Ca do moj? Mire e kane bere. Kush je ti s’te njoh.

Une: Une jam pjesa e deshtuar e familjes tende kriminele per asgjesimin tone. Une jam mbese martiri e sa t’kete bije e bija Martiresh nipa e mbesa Martiresh Shqypnija do behet.

Ai: E pastaj c’me duhet.

Une: Ka shqiptare qe e duan Shqypnine. Ju kupole mafioze nuk e doni dhe sundoni me te Keqen prej 70 vjetesh me lloj lloj krimesh e trafiqesh po nuk keni fituar.

Ai: Jo po keni fituar ju na keni rruar bythen.

Une: Jo ne nuk kemi fituar ne kemi mbifituar sepse ne jemi. Nje dite krimet do denohen. Vone po do behet.

Ai: E ca do denoni ju moj do na hani mutin.

Une: Do i vije koha se koha eshte bujare.

Ai: Ca je ti moj kush je ti moj.

Une: Me njeh ti me njeh. E di ti e di shume mire kush jam une kush jemi ne. Ilir Hoxha une jam mbese Martiri jam pasardhese e atyre 6000 njerezve qe yt ate vrau. Jam mbesa e Jonuz Kacelit Keda Kaceli jam shenoje emrin tim e thuaja klikes qe s’keni fituar.

Ai: E une jam i biri i heroit te popullit e ju na keni rruar bythen.

Une: Ilir Hoxha do i vije koha qe do i hiqet titulli po prisni se do i vije koha cdo gjeje se smund te vazhdoje te jete i popullit ai qe popullin e beri skllavin e tij e akoma ti e soji jot akoma e shfrytzoni. Po Shqypnija do bohet.

Ai: lesh do behet kur s’u be deri tani nje mut do behet.

Une: Po do behet se Shqypnine e do Zoti ai Zot qe yt ate krimineli kombit e perzuri. (Ai: E mire shume beri) Une: Shqypnija do behet dhe ju nuk keni fituar.

Ai: E le te behet me plasi bytha!

Kjo ishte hera e pare qe kam pas perballe dike direkt nga Familja e se Keqes kombetare. Sfida mbaroi me fjalet e turpshme rrugacerore te birit te kriminelit qe u cua e iku. Dhe llomotiti “me plasi k…”

Me kaq mbaroi. Asnje reagim nga pasagjeret e tjere. As pozitiv as negativ. Pervec nje vajze te re e cila me tha kur ai iku “sa mire bere dhe une jam pjese e familjeve te persekutuara”.


1018
  
1

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI

gjin Shpata

Zonja Kaceli,

Nje nga fajet e renda, te diktatures komuniste ne Shqiperi, ishte dhe fakti qe fajet e babait i kaloheshin te birit ! Me qindra njerez kane vuajtur trajtimin barbar te ‘biografise se keqe’, keto dihen mire, pra nuk po zgjatem !

Ku qendron faji i Ilir Hoxhes, qe ishte vetem dy vjeç, kur u kryen egzekutimet e shkurtit ne vitin 1951 ? ! ! Aty ku u pushkatua Jonuz Kaceli.

Ligjet dhe praktikat e Republikave Demokratike e Moderne nuk te detyrojne te deshmosh kunder njerezve te familjes.

Kurse liria e mendimit dhe e fjales jane te garantuara me ligj.

Ilir Hoxha, nuk ben asnje krim, duke menduar çte doje, per te jatin !

Me vjen shume keq per vuajtjet e tua e te familjes tende, por kjo nuk te jep aspak te drejten te shqetesosh nje njeri te pa fajshem, qe po rri ne punen e vet dhe nuk te ngacmon.
Per me teper ‘ngacmimi’ qe i ke bere ne Aeroportin e Malpenses ne Itali, sipas ligjeve Italiane, quhet agresion verbal dhe denohet me ligj.

Si perfundim je ti qe ke provokuar Ilir Hoxhen, siduket, ke dashur te zbrazesh urrejtjen qe te eshte krijuar per Diktataturen, por nuk eshte kjo rruga per ta bere Shqiperine siç thoni ju. ‘Po do behet…’

Kjo eshte rruga e perçarjes kombetare, futjes se sherrit. Dhimbjet e tua mund ti liroje vetem e drejta e fituar me ligj. Asgje tjeter !

Nuk behet Shqiperia duke marre hake me kanunin e Lek Dukagjinit, duke ndertuar me leke droge etj. duke u telendisur aeroporteve, duke provokuar me agresivitet niperit dhe mbesat e atyre qe do te mendonim se na kane bere keq.

Ata qe i bejne keq Shqiperise se sotme jane ata qe po na lene pa ligje, pa shtet, pa drejtesi, ne meshiren te shefave, ministrave, kryeministrave qe nuk bejne gje tjeter veçse te qeverisin si princa ! Qe kryejne aktivitet vetem per qellim elektoral !

Zonja Kaceli, kontrollo veten dhe rivendos moralin !



Shenim : Dhe mos mendo si Edi Rama, qe kur nuk i pelqejne kritikat e qytetareve i ‘akuzon’ te kene kaluar nga shqupi, une nuk i perkas asnje grupi politik, jam thjesht Patriot ! Faleminderit !

Hënë, 20 Mars 2017 14:01