Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Dobësimi i BE dhe rreziku ruso-turk në Ballkan
Publikuar me 28 Mar 2016

Dobësimi i BE dhe rreziku ruso-turk në Ballkan

Dobësimi në rritje i BE-së në Ballkanin Perëndimor po lejon aktorët e tjerë si Rusia dhe Turqia të bëjnë lëvizjet e tyre dhe të rrisin ndikimin.

Nga Francisco de Borja Lasheras, BIRN

Gjeopolitika është kthyer në Ballkanin Perëndimor. Përtej mjeteve klasike të pushtetit që funksionojnë, ka një konkurrencë për zemrat dhe mendjet e njerëzve në rajon në një kohë kur BE-ja duket në pamundësi për të menaxhuar krizat e saj, si dalja e mundshme e Britanisë dhe shtimi i eurofobisë, tha një raport i ri i publikuar në fillim të javës nga Këshilli Europian për Marrëdhëniet me Jashtë, ECFR.

Raporti “Kthim te destabilitetit: Si migrimi dhe politikat e fuqive të mëdha kërcënojnë Ballkanin Perëndimor”, thotë se sondazhet e fundit konfirmojnë se në cepat e rajonit, si Serbia, Europa po e humbet pëlqimin e shumë personave, fituar nga Rusia përmes fuqisë së butë dhe hartimit të politikës aktive.

Në një kohë krize, BE-ja i ka qëndruar qasjes së vet të vjetër shënuar nga gradualizmi, projektet afatgjatë, inercia teknokratike dhe një narrativë e vetëreferuar e “progresit” pavarësisht ndryshimeve në rrethana.

Ndërkohë, fuqi të tjera janë përfshirë në veprime dinamike, përfshirë taknikat përçarëse, ushtrimi i vetos në Këshillin e Sigurimit të OKB apo interferimi në tensione lokale, përdorimi i politikës së identitetit dhe simbolizmit, si dhe përfshirja në inxhinierinë politike me elitat e rajonit dhe aktorët shoqërorë.

Dështimi në rrokjen e mësimeve të marra nga skenare të ngjashme, e ka bërë BE-në të luajë tenis ndërsa aktorët e tjerë luajnë regbi.

Raporti eksploron lojën e “fuqive të reja të mëdha” në Ballkanin Perëndimor. Përballë sfidave të tjera të politikës së jashtme, më së dukshmi kriza e refugjatëve, BE-ja pavarësisht retorikës dhe iniciativës me raste, ka bërë një gabim strategjik në Ballkanin Perëndimor, thuhet në të.

Një qasje kryesisht menaxheriale dhe me raste inkonsistente lufte me zjarrin karakterizon bllokun e BE-së. Ndërkohë, konfliktet e pazgjidhura, tensionet dhe institucionet e dobëta po pengojnë fuqinë transformuese të BE-së, që po humbet tërheqjen dhe rëndësinë në rajon.

Ky dështim i perceptuar nga BE-ja po i lë hapësirë fuqive të tjera të mëdha të mbrojnë interesat e tyre, mbi të gjitha Rusia e Vladimir Putinit, por edhe Turqia, Kina dhe shtetet e Gjirit.

Si në zona të tjera të hapësirës post-sovjetike, një Rusi që është e vendosur të përballet me perëndimin dhe të kapë mundësitë teksa ato materializohen e sheh Ballkanin si pikën e dobët të BE-së.

Po luan një sër rolesh në rajon si një aktor përçarës në Bosnje, Maqedoni dhe Mal të Zi duke iu bashkuar kauzave të elitave politike, grupeve nacionaliste dhe përçarësve të tjerë në cepat serbë dhe ortodoksë në rajon. Narrativa e saj anti-perëndimore dhe anti-eruopiane e konservatizmit social dhe viktimizimit pasqyrohet fort atje, siç konfirmojnë sondazhet në Serbi dhe së fundmi në Mal të Zi.

Turqia është kthyer nga myslimanët dhe shqiptarët, po përfshihet gjithashtu në inxhinierimin politik nga Kosova në Shqipëri dhe Maqedoni.

Stanjacioni i kombinuar socio-ekonomik, një largim i trurit dhe mungesa e perspektivave, teksa Europa largohet, format joliberale të qeverisjes mund të konsolidohet në favor të Putinizmit, Erdoganizmit ose Orbanizmit.

Perceptimi në vend është, pavarësisht narrativës së BE-së për progres dhe reforma, ai i rritjes së autoritarizmit.

Të fortët e Ballkanit, veçanërisht prej një modeli europian të sfiduar efektivisht brenda BE-së, anojnë te praktikat e ish-Jugosllavisë duke lëvizur sa nga Lindja në Perëndim dhe duke përdorur shantazhin gjeopolitik për të nxjerrë lëshime nga Europa, që mbikëqyr dështimet e tyre në demokraci dhe qeverisje.

Njerëzit nuk janë të kënaqur me status quo-në, pasi të indinjuarit dhe të zemëruarit e Ballkanit po dalin në rrugë nga Shkupi në Prishtinë ose Podgoricë. Ndërsa shkaqet për protestat variojnë, ato ndajnë të njëjtën rrënjë të përkeqësimit socio-ekonomik dhe zemërimit rreth pandëshkueshmërisë të të “paprekshmëve” të rajonit. Këta të indinjuar ndonjëherë i vënë politikat e BE-së dhe të Perëndimit në bankën e të akuzuarve, pavarësisht narrativave të BE-së për zgjerim.

Për të rikthyer influencën europiane dhe për të zbutur aspektet më negative të konkurrencës gjeopolitike, BE-ja dhe shtetet anëtare nuk mund të vazhdojnë punën si zakonisht. Një qasjeve vetëm për nga zgjerimi nuk mjafton, veçanërisht teksa modeli bazë po minohet nga brenda dhe jashtë BE-së.

Europianët duhet të shohin sërish kolektivisht nga Ballkani Perëndimor dhe t’i kthehen Strategjisë së Madhe. Ata përballen me dilema të forta si stabiliteti përkundrejt pluralizmit demokratik dhe elitat e pareformuara përkundrejt reformistëve dhe qytetarëve. Ata gjithashtu duhet të fillojnë të ofrojnë përgjigje për sfidat e qarta të afatit të shkurtër kohor, përfshirë pse jo dhe veprimet e Rusisë.

Kriza e refugjatëve ofron një mundësi që Europa të ripërfshihet në Ballkanin Perëndimor. Pa e sakrifikuar politikën e pranimit, europianët mund të ndikojnë në integrimin strategjik të rajonit, për shembull duke i përfshirë ata në projektin Bashkimi Energjetik apo duke i ankoruar në hapësirën e BE-së për drejtësinë dhe çështjet e brendshme – duke marrë parasysh spektrin e terrorizmit islamik të zhvilluar në Ballkan.

Por një qasje e një ndihme teke nuk mjafton nëse shtetet anëtare ende interesohen rreth promovimit të shoqërive të hapura dhe demokracive pluraliste dhe nëse u bëhet vonë për kohezionin europian në të ardhmen.

BE-ja dhe shtetet e saj anëtare duhet të bëhen më të ashpra ndaj elitave të Ballkanit Perëndimor në zonat kyçe dhe të nxisin luftë nda autoritarizmit të tmerrshëm, duke fuqizuar shoqërinë civile dhe të zgjedhurit që janë mendjehapur dhe duan të reformojnë. Po ashtu duke kërkuar zbatimin e politikave fundamentaliste dhe reklamuar kriterin e Kopenhagenit.

Kjo është kryesisht çështje e qeverisjes demokratike, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit, që i kundërvihet një politike të BE-së perceptuar si e dobët që duket se bën lehtësisht kompromis me parimet e veta. BE-ja dhe shtetet anëtare duhet t’i qëndrojnë kufijve të vet, duke rikthyer një kredibilitet normativ që nuk është parë në vitet e fundit.

Përballë përpjekjeve për të ngritur në këmbë rendin rajonal dhe për të luftuar shkeljet e demokracisë dhe sundimit të ligjit, europianët duhet të konsiderojnë edhe forma të ndryshme ndëshkimi gjithashtu.

Për të shmangur më shumë kuaj troje që dobësojnë kohezionin e brishtë të BE-së, interesi europian e do që pranimi të bëhet në varësi të sinkronizimit strategjik me politikat e huaja dhe të sigurisë të BE-së: kjo do të ishte një shenjë e vërtetë e zotimit të liderëve të Ballkanit ndaj të ashtushpallurit integrim në BE.

Si fillim duhet të induktojë ata liderë me një nocion të përgjegjësisë politike për veprimet dhe politikat e tyre ndaj njerëzve – që është shpesh një faktor i munguar i politikave në Ballkan.

Për më tepër, duke marrë parasysh rritjen e tensioneve gjeopolitike, destabilitetit dhe trazirave civile, BE-ja dhe shtetet anëtare gjithashtu duhet të këshillohen të investojnë më kolektivisht në mekanizmat parandaluese si partneriteti me SHBA-në dhe institucionet si OSBE.

Kjo mund të përfshijë nxitje të pranisë së sigurisë në Kosovë ose Bosnje – ose të paktën të kufizojnë perceptimin e humbjes së besimit. Duke marrë parasysh fushatat efektive të propagandës që janë bërë nga media dhe grupe të sponsorizuara nga Kremlini, BE-ja duhet të krijojë gjithashtu mjete anti-propagandë.

Mes të tjerash, ata duhet të mbështeten te Njësia Stratcom, krijuar pas luftës në Ukrainë për të komunikuar dhe promovuar “politikat dhe vlerat e BE-së”.


1149
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI