Revista
|
|
Shkencëtarët kanë identifikuar për herë të parë valët gravitacionale, që ndodhen në hapësirë-kohë që ishin sugjeruar nga Albert Einstein një shekull më parë: është një zbulim historik që hap një kapitull të ri në studimin e universit.
Hulumtuesit thanë se kishin identifikuar valët gravitacionale nga dy vrima të zeza të largëta - objektet jashtëzakonisht të dendura kozmike që ekzistenca e të cilëve ishte edhe parashikuar nga Ajnshtajni - që rrotulloheshin reth njëri-tjetrin, u zhvendosën në spiralet e tyre duke u përplasur në fund.
Dy vrimat e zeza të mëdha rreth 30 herë më të mëdhenj se dielli, në një distancë prej 1.3 miliardë vitesh dritë nga Toka.
Zbulimi u bë duke përdorur dy detektorë lazer gjigante, të vendosura në Luiziana dhe në shtetin e Uashingtonit, duke i dhënë fund një kërkimi që zgjati dekada. Herën e parë që u bë e mundur për të identifikuar valën ishte më 14 shtator 2015.
"Vrimat e zeza u përplasën duke prodhuar këto valë gravitacionale që kanë shkaktuar një stuhi të dhunshme në strukturën e hapësirës dhe kohës, një stuhi në të cilën koha ka përshpejtuar, pastaj ngadalësuar dhe pastaj përshpejtuar përsëri," tha Kip Thorne , fizikant në Institutin e Teknologjisë në Kaliforni.
Dy instrumentet lazer, që punojnë njëkohësisht, ishin në gjendje për të zbuluar dridhjet e vogla që vijnë nga valët gravitacionale. Pas kapjes së sinjalit të valëve gravitacionale, shkencëtarët e kanë kthyer në një tingull audio, që tregonin përplasjen e vrimave të zeza.
Në vitin 1916 Ajnshtajni propozoi ekzistencën e valëve gravitacionale si një produkt të teorisë së tij të përgjithshme të relativitetit, e cila përfaqësonte gravitetin si një shtrembërim i hapësirës dhe kohës të shkaktuara nga prania e materies. Por deri më tani shkencëtarët kanë gjetur vetëm dëshmi indirekte të ekzistencës së tyre.
Sipas shkencëtarëve, valët gravitacionale do të ndihmojnë për të kuptuar më mirë objektet enigmatike si vrimat zeza dhe yjet neutronike, dhe ndoshta edhe të kuptojnë të njëjtën natyrë primitive e universit.
E gjithë çfarë dimë mbi universin vjen nga valët elektromagnetike, të tilla si valët e radios, drita e dukshme, infra të kuqe, rrezet x dhe rrezet gama. Por, pasi këto valë hasin ndërhyrje në udhëtimin e tyre në univers, mund të japin vetëm një pjesë të informacionit. Valët gravitacionale në fakt, nuk njohin pengesa, kështu bëjnë të mundur studimin e vrimave të zeza, të cilat nuk lëshojnë as valë radio as dritë.
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje