Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

NASA jep alarmin: Asteroidi ‘Bennu’ në kurs përplasje me Tokën
Publikuar me 04 Gus 2016

NASA jep alarmin: Asteroidi ‘Bennu’ në kurs përplasje me Tokën

Shkencëtarët e NASA-s kanë lëshuar një paralajmërin të fortë se një asteroid mund të godasë Tokën duke shkaktuar vuajtje të mëdha dhe vdekje të shumta.

Agjencia hapësinore amerikane thotë se ka në plan të dërgojë një sondë mbi asteroidin Bennu.

Bennu kalon çdo gjashtë vite pranë Tokës, por në vitin 2135 pritet të vendoset në kurs përplasje me Tokën.

Eksperti i NASA-s, Dane Lauretta tha se qëllimi i sondës do jetë të mbledhë të dhëna vitale nga asteroidi.

Ato do i shërbejnë gjeneratave që do vijnë.

Sonda Osiris-Rex do të mbërrijë mbi asteroid në vitin 2018 dhe do e kalojë një vit duke shqyrtuar Bennu.

Shkencëtarët shpresojnë të mbledhin të dhëna mbi mënyrën se si kursi i lëvizjes së asteroidëve ndikohet nga rrezet e diellit.

Bennu e ka diametrin 500 metra.

Një asteroid i kësaj përplase mund të shkaktojë një krater deri në 7 kilometër, duke shkaktuar dëme të mëdha në një rreze prej 500 kilometrash.


1120
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI