Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Vrasja e Santos. C'tu themi biznesmenëve të huaj?
Publikuar me 02 Kor 2014

Vrasja e Santos. C'tu themi biznesmenëve të huaj?

Vrasja e Artan Santos nuk ka kaluar pa u vene re nga mediat e huaj si Reuters, AFP, Euronews, TGcom, ANSA etj. te cilat kane pasqyruar ngjarjen si nje nga vrasjet me te bujshme te ketij viti.

Natyrisht qe pasqyrimi i kesaj ngjarjeje nuk eshte eshte aspak nje sinjal i mire per te huajt qe duan te investojne ne shqiperi. Sa here kemi pare qeveritare qe dalin jashte vendit per te kerkuar investime e duke harruar qe mepare duhet te vihet nen kontroll krimi e sidomos ai i organizuar e aq me keq kur behet fjale per 'killer' me pagese. Ne keto kushte, natyrisht, qe jo vetem biznesi i huaj nguron te investoje por edhe vete ai vendas apo ai qe vjen nga emigrantet.

Si mund te investohet ne keto kushte kur nuk e di se cfare te pret tek dera e shtepise? Si mund te investohet kur e nderton me nje qeveri dhe ta prish tjetra? Si mund te investohet kur kryetari bashkise apo komunes te kerkon nje shume parash qe te jape mundesine e investimit? Si mund te investosh kur nje grup horrash te vine tek biznese dhe te vene gjoba? Si mund te investosh kur biznesi perkrah dergon nje horr per te kercenuar?

Jane te shumta pikepyetjet qe duhen zgjidhur perpara se nje politikane te dale neper bote dhe te kerkoje investitore, sepse ndoshta tek e fundit mundesite e investimit mund te jene tek vete shqiptaret.
Per t'iu bere bisht te gjitha ketyre pyetjeve duhet (sic veprohet normalisht ne shqiperi) te behesh pjese e sistemit. Te kesh nje mik prane ministrit, te kesh nje shok nje njeh nje horr ose grup horrash, te kesh para qe t'i mbushesh xhepin kryetarit te bashkise apo komunes dhe gjesh menyren qe qeveria e ardhshme te mos i vene tritolin ne themele.

Ndersa ka shkaktuar polemika ne internet pohimi i ministrit te rendit Sajmir Tahiri i cili tha se:"Ai qe vrau Santon deshi te beje zhurme, hetimet do jene te veshtira". Ai qe vrau Santon, sinqerisht i them ministrit, ka dashur ta vrase dhe jo te beje zhurme, por nese e quan zhurme vdekjen e nje personi atehere nuk di c'te them me shume. E nese e cileson hetimin si te veshtire duket se po nenkupton se ndoshta vrasja nuk do te zbulohet kurre. 


776
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI