Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

''Si u asgjësuan dosjet e bashkëpunëtorëve të regjimit në dhjetor 1990''
Publikuar me 10 Pri 2017

''Si u asgjësuan dosjet e bashkëpunëtorëve të regjimit në dhjetor 1990''

Ish-drejtori i Arkivës në Ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishi, në një status në “Facebook” ka zbuluar se si janë zhdukur më 15 dhjetor të vitit 1990, dosjet e bashkëpunëtorëve të regjimit komunist në Ministrinë e Brendshme.

Ky sipas tij, ishte urdhri i dytë pas atij të 2 korrikut të vitit 1990.

STATUSI

Pas urdhrit të datës 2 korrik 1990, në të cilin urdhërohej asgjësimi i dokumenteve të kartotekave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, për anëtarët apo kandidatët e PPSH-së, vjen ai i dhjetorit 1990.

Vetëm disa orë pasi ishte miratuar ideja e pluralizmit politik, organet e MPB-së urdhëruan nisjen e procesit të asgjësimin të shpejtë të dosjeve ndaj personave që ndiqeshin dhe dosjeve të bashkëpunëtorëve.

Në urdhrin nr.615, datë 15.12.1990 të ministrit të Punëve të Brendshme, drejtuar organeve vendore dhe qendrore, thuhej:

“Të asgjësohen pa pritur përfaqësuesin e ministrisë, të gjitha dosjet e bashkëpunëtorëve, të përpunimeve, e dosjet e tjera që janë veçuar, librat e evidencës së punëtorëve operativë, të hequra nga përdorimi dhe dokumentet e përkohshme të veçuara për asgjësim të shkallës: sekret, A.res.personal dhe SRV (janë nivele klasifikimi-shënim). Dosjet hetimore-gjyqësore të dërgohen në Arkiv, përfshi edhe ato që nuk kanë plotësuar afatin pesëvjeçar (por jo dosjet hetimore për zbulim autori). Veprimet të kryhen menjëherë. Këto janë veprime normale dhe bëhen sipas kërkesës tuaj, pra nuk lidhen me situatën”.

Për sqarim, fjala “përpunim” do të thotë ndjekje personi. Librat e evidencës kanë qenë me kapak të verdhë dhe mbaheshin nga punëtorët operativë.

Në to regjistroheshin të dhënat për bashkëpunëtorët dhe personat që ndiqeshin me dosje prej tyre.


1026
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI