Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Ngjarjet që tronditën botën dhe ndryshuan historinë në 2016
Publikuar me 01 Jan 2017

Ngjarjet që tronditën botën dhe ndryshuan historinë në 2016

2016 ka qenë një vit i mbushur me ngjarje të rëndësishme, që do të ndryshojnë boshtin e rrjedhës së historisë.

Britania votoi për t’u larguar nga BE-ja dhe kjo ndarje e vështirë do të kërkojë vite të tëra negociata.

Donald Trump u zgjodh president i Amerikës me një fitore që askush nuk e priste.

Kriza europiane e emigrantëve u shtua, Pokemon Go u bë trendi i vitit dhe Deutsche Bank u përball me një gjobë deri në 14 miliardë dollarë.

Dhe në të njëjtën kohë, çmimet e naftës u ulën dhe u rritën.

Zgjedhjet që tronditën

Zgjedhjet e zhvilluara në tre vende të rëndësishme, Amerikë, Britani dhe Itali, prodhuan një rezultat që askush nuk e priste. Megjithatë, asgjë nuk është përmbyllur në këtë vit. Fushata zgjedhore sapo ka filluar të nxehet në Francë dhe Marine Le Pen, udhëheqësja e Frontit Nacional, është betuar se do të tërheqë Francën prej Euros dhe se do të zhvillojë një referendum “Frexit” për sa i përket anëtarësisë së vendit në Bashkimin Europian.

Stabiliteti relativ që europianët kanë shijuar që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore duket më i brishtë se asnjëherë tjetër. Vota Brexit në Britani ka vendosur në pikëpyetje ekzistencën e Bashkimit Europian. Në mes të pasojave të votimeve, ekonomia e lëkundur greke është vendosur në fusnote. FMN-ja dhe Gjermania ende nuk bien dakord për qasjen më të mirë ndaj vazhdimësisë së programit të shpëtimit dhe normës prej 50% të papunësisë te të rinjtë.

Sapo të vijë pranvera në ishujt grekë, do të shfaqen dhe varkat me refugjatët drejtuar për në Europë. Ata do të zbarkojnë në ishuj pikërisht në momentin kur vendet në zemër të Europës do të jenë duke u përgatitur për zgjedhjet.

Rritja e krahut të ekstremit të djathtë në Europë është nxitur kryesisht nga kriza e refugjatëve. Në sezonin e zgjedhjeve të 2017-s, konfliktet jashtë Europës do të ndezin zjarrin, që gjithashtu është i ushqyer edhe prej konflikteve të brendshme.

Britania i kthen kurrizin BE-së

Britania flaku tutje politikën 50-vjeçare me jashtë, duke i kthyer kurrizin BE-së, në një moment të trazirave të shumta politike largoi kryeministrin, dobësoi monedhën dhe rihapi debatin për pavarësinë e Skocisë.

Pas një fushate të gjatë dhe të nxehtë, britanikët votuan me 51.9% të votave për t’i dhënë fund anëtarësisë 43-vjeçare të vendit në Bashkimin Europian, duke tronditur Europën dhe tregjet financiare kudo në botë.

Vota Brexit habiti. Edhe pse rezultati pritej të ishte i ngushtë, sondazhet tregonin për një fitore të kampit që ishte pro qëndrimit në union. Nigel Farage, udhëheqësi i Partisë së Pavarur, i cili u përpoq më shumë se kushdo për të zhvilluar referendumin, nuk i mbeti gjë tjetër veçse të pranonte humbjen pas mbylljes së sondazheve.

Njeriu i vitit 2016: Donald Trump

Ai rishkroi rregullat e politikës amerikane. Tashmë presidenti do të tregojë nëse do t’i mbajë premtimet e tij.

Italia votoi dikur për Silvio Berlusconi-n. Britania ka votuar për Brexit. Por Trump, manjati i pronave dhe ylli i reality-show, nuk mendohej kurrë se do të merrte votat e amerikanëve. Parashikimi më zemërgjerë i jepte vetëm një të tretën e shanseve për të marrë Shtëpinë e Bardhë disa ditë përpara zgjedhjeve.

Nuk është rastësi që fitorja e Trump-it ndodhi në të njëjtin vit me Brexit, votën “JO” në referendumin italian dhe të tjera shpërthime populiste në të gjithë botën perëndimore.

Secila rrethanë është e veçantë por, të gjitha janë të lidhura me tendenca të fuqishme. Më e madhja është neveria e përgjithshme ndaj politikës së vendosur.

Tjetër arsye është refuzimi ndaj globalizmit. Zotimi i Trump-it se do ta vendosë Amerikën të parën duket si jehonë e homologëve europianë për vendet e tyre.

Jo, faleminderit! Italianët refuzuan ndryshimet kushtetuese të Renz-it…

Pas Brexit dhe zgjedhjeve në ShBA, do të ishte radha e referendumit italian për ndryshimet kushtetuese i organizuar prej njeriut që do të pagëzohej me nofkën “njeriu i rrënimit”.

Në 4 dhjetor, Matteo Renzi do të bëhej kurban i zgjedhjeve që organizoi vetë, për të cilët nëse i humbte ai kishte premtuar se do të dorëhiqej.

Shifrat zyrtare treguan se mbështetësit e “Jo-së” fituan 60 me 40% në Italinë metropolitane, si dhe 59 me 41% të votave të hedhura nga italianët që jetojnë jashtë. Pjesëmarrja ishte shumë më e lartë nga sa ishte parashikuar, për të cilën këshilltarët e Renzi-t besonin se do t’i ndihmonte në këtë kauzë. Mposhtja erdhi pas një fushate 66-ditore, në të cilën kryeministri u përfshi me të gjithë forcat e tij. Ai nuk pati zgjidhje tjetër, veçse të jepte dorëheqjen përballë një rezultati të tillë të papritur.

Argumentimi i Renzi-t ishte se reforma qe thelbësore për të bërë Italinë më eficente në qeverisje dhe më të përshtatshme për reformat strukturore. Populistët kundër BE-së udhëhoqën fushatën për të votuar “Jo”, megjithëse në të ishin bashkuar figura si Mario Monti, ish-kryeministër, i shqetësuar për forcimin e pushtetit të ekzekutivit të kërkuar nga Renzi nëpërmjet kombinimit të ndryshimeve kushtetuese me një ligj zgjedhor të njëanshëm, që garanton shumicën për paritë e mëdha.

Ngjarjet politike dobësuan monedhën euron në 2016-n

Kriza e euros që fillimisht shpërtheu në 2009 zbuloi të meta të mëdha në projektimin e monedhës së vetme të përbashkët. Pjesërisht sepse filloi me programin e shpëtimit të Greqisë, shumë politikanë, veçanërisht ata gjermanë, mendonin se fajtorët kryesorë nuk ishin të metat në projektimin e monedhës, por shthurja në sistemin fiskal dhe ekzagjerimi i borxhit publik. Kriza e Euros nuk do të marrë fund me 2016-n, ku Greqia ka nevojë për më tepër lehtësim borxhi dhe Italia është e zhytur me problemet bankare, me një rritje kronike të ngadaltë dhe me një normë të lartë papunësie. Vota pro daljes së Britanisë nuk do ta ndihmojë situatën, megjithëse u përshëndet prej disave si një arsye më shumë për një bashkim më të fortë fiskal dhe politik në eurozonë.

Ndryshimet politike patën një ndikim të madh dhe në tregjet financiare, ku vota Brexit bëri që paundi të binte në pikiatë duke kapur nivelin më të ulët historik në 30 vite. Zgjedhja e Donald Trump ka filluar të japë efektet e parë të forcimit të dollarit përkundrejt monedhave të tjera.

Sikurse fushat e tjera të politikave publike, bankat qendrore priren të ndjekin modën. Normat e ulëta të interesit dhe objektivi prej 2% i inflacionit kanë qenë politikat e ndjekura si nga Rezerva Federale dhe nga Banka Qendrore Europiane. Në periudhë krizash, bankat qendrore preferojnë që të ulin normat e interesit, në mënyrë që të nxiten investimet dhe të dekurajohet kursimi.

Megjithatë duket se kësaj politike po i vjen fundi, pasi Janet Yellen deklaroi se Rezerva Federale do të rrisë normat e interesit në vitin që do të vijë. Ky vendim u reflektua menjëherë në tregjet globale financiare, duke sjellë forcimin e dollarit dhe rritjen e aksioneve në bursa.

Sistemi bankar italian dhe programet e shpëtimit të Greqisë

Banka problematike italiane, Monte dei Paschi, gjatë gjithë vitit ka qenë në kërkim të dëshpëruar për të gjetur fondet e nevojshme (5 mld euro) për t’u rikapitalizuar. Shpresat për një rikapitalizim prej fondeve private me afrimin e fundit të vitit po shuhen, ndërsa ekziston mundësia e shpëtimit të saj me anë të fondeve shtetërore. Referendumi i 4 dhjetorit i largoi dy bankat e investimit që kishin ofruar të bënin rikapitalizimin e bankës së tretë më të madhe në Itali dhe njëkohësisht më të vjetrës në botë.

5 dhjetori shënoi datën në të cilën ministrat e Financës së Eurozonës ranë dakord për një grup masash që do të reduktojnë kostot e borxhit grek, por shtynë diskutimet në lidhje me programin e ardhshëm të shpëtimit.

Greqia do të vazhdojë me masat shtrënguese, me kusht që kreditorët të vijojnë me masat lehtësuese, për të cilat është rënë dakord midis institucioneve kreditore të Greqisë, Komisionit Europian, Bankës Qendrore Europiane, ESM-së dhe Fondit Ndërkombëtar Monetar.

Investigimi më i madh në historinë e gazetarisë

Shumë faktorë po cilësohen shkaku i zgjedhjes së Donald Trump. Kishte një protestë të ngjashme muaj më herët kur Britania votoi për t’u larguar nga Bashkimi Europian. Ekziston një teori e përgjithshme se media dështoi për të kuptuar pse këto ngjarje ndodhën – dështoi në detyrën e saj.

Por, të ushtruarit mirë të gazetarisë është më i rëndësishëm se kurrë përgjatë asaj që po duket si një zhvendosje drejt autoritarizmit populist, do të njohë rënie në transparencë dhe llogaridhënien politike.

Në prill 2016, më shumë se 100 media në të gjithë botën lanë mënjanë konkurrencën për të publikuar investigimin më të madh të historisë së gazetarisë: Panama Papers. Rezultati qe një stuhi globale politike.

Hetimi nxori zbuluar sekretet e mbi 100 politikanëve në më shumë se 50 vende të botës, përfshirë dhe 12 liderë botërorë. Protesta masive u panë në rrugët e Britanisë, Islandës, Maltës dhe Pakistanit. Autoritetet në 75 vende hapën hetimet. Figurat e profilit të lartë, përfshirë dhe kryeministrin e Irlandës, u detyruan të dorëhiqeshin.

E dimë që industria e gazetarisë ka nevojë që të përshtatet ndaj ndryshimeve në botë, por 2016-a ishte provë e rolit të fuqishëm që pushteti i katërt ende luan.

Marrëveshja e vitit, OPEC shkurton prodhimin

Prej dy vitesh, tregjet e naftës janë përballur me çmime të ulëta nafte që vinin kryesisht si pasojë e mbiprodhimit. Dy vite më parë, kur Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) zgjodhi të mos e reduktonte prodhimin dhe të lejonte që çmimet e naftës të uleshin ndjeshëm, shumë ekspertë do të shkruanin për fundin e grupit të prodhuesve. OPEC-u duket se nisi një jetë të re, pasi arriti marrëveshjen për të prerë prodhimin me 1.2 milionë fuçi në ditë.

Tregu i naftës sot duket shumë më ndryshe se dy vite më parë dhe çfarë është më e rëndësishmja, po kështu është dhe situata ekonomike e vendeve të OPEC-ut, përfshirë dhe Arabinë Saudite.

Nafta e Shteteve të Bashkuara vazhdon të mbetet faktor i ndërlikuar. Ndërsa prodhimi ka rënë me rreth 1 milion fuçi në ditë, industria është bërë pa dyshim më efikase. Rezerva Federale e Dallasit përllogarit se pika kritike e kostove për naftën amerikane ka rënë nga 79 dollarë në 2014 në 53 dollarë sot..

Lufta “e ftohtë tregtare”

Marrëveshjet tregtare kanë qenë nga më të diskutuarat në 2016-n, ndërsa Kina kërkon me ngulm që të marrë Statusin e Ekonomisë së Tregut. Marrëveshjet më të trumbetuara rajonale të botës po dalin jashtë duarve tani që janë më të nevojshme: më 27 shtator, OBT-ja parashikoi se për herë të parë në 15 vjet, rritja globale e tregtisë për këtë vit, me vetëm 1.7%, nuk po mban ritmin e PBB-së globale.

Partneriteti Trans-Paqësor (TPP), një marrëveshje midis Amerikës, Japonisë dhe dhjetë vendeve të tjera rreth Paqësorit, e cila u nënshkrua në shkurt, por që pas marrjes së zyrës së Shtëpisë së Bardhë, Trump do të tërheqë Amerikën nga kjo marrëveshje.

Nga ana tjetër, Bashkimi Europian po i merret fryma me proceset e veta kur vjen puna tek marrëveshjet tregtare. Pas një periudhe me protesta kundër ndaj Marrëveshjes së Tregtisë dhe Ekonomisë Gjithëpërfshirëse (CETA), një marrëveshje tregtare midis BE-së dhe Kanadasë, në një takim informal me ministrat e Tregtisë në Bratislavë, më 23 shtator, hapi dritën jeshile për këtë marrëveshje.

Ndërsa ekonomia më e madhe në botë, Kina, dëshiron që të fitojë Statusin e Ekonomisë së Tregut të paktën dhe të jetë e barabartë me pjesën tjetër të botës. Gjithsesi, politikanët në Pekin prisnin që procesi të ishte më i lehtë. Deri më tani, asgjë nuk ka ndryshuar zyrtarisht. Kushti i përcaktuar në Nenin 15 se Kina do të mund të trajtohen si “Ekonomi J0-Tregu” për 15 vite pasi është i është bashkuar OBT-së nuk qëndron më. Pas 11 dhjetorit të këtij viti, Kina duhej që automatikisht të trajtohej si një Ekonomi Tregu dhe barriera të caktuara tregtare të vendosura ndaj saj duhet të hiqeshin. Tarifat doganore nuk janë hequr. Në të vërtetë, pak përpara afatit, u vendos tarifa të tjera antidumping për mallra të caktuar. Përveç faktit se Pekini e ka theksuar dhe risjellë në qendër të vëmendjes vazhdimisht në muajt e fundit. Nga Brukseli, pati shenja se Pekini do të gjente një zgjidhje, një kompromis, që do t’i mbronte produktet europiane nga çmimet dumping kineze dhe të arrihej një marrëveshje.

Në luftë kanë qenë edhe autoritetet europiane me kompanitë gjigante amerikane. Fillimisht ishte Apple që do të merrte një gjobë 14 mld euro, pas vendimit të Komisionit Europian se ka shmangur taksat në shtetin e Irlandës, të cilin Apple ka vendosur ta apelojë.

Pas Apple, radhën e kanë pasur gjigantët e tjerë të teknologjisë, Google dhe Facebook për t’u hetuar.

Ngjarjet Flash sipas datave

1. 8 janar 2016- Pjesëtarët e ushtrisë meksikane duke përcjellë bosin e drogës Joaquin “El Chapo” Guzman, deri te një helikopter për t’u transportuar në një burg të sigurisë në Mexico City. Bosi më i kërkuar i drogës në botë u kap për herë të tretë gjatë një bastisjeje të guximshme nga marina meksikane, gjashtë muaj pasi ai ishte arratisur nga burgu përmes një tuneli.

2. 18 janar 2016- Emigrantët ecin nëpër një stuhi bore përmes një lumi të ngrirë pas kalimit të kufirit nga Maqedonia në Serbi, në afërsi të fshatit Miratovc, Serbi.

3. 26 janar 2016- Daniele Ferreira dos Santos duke pastruar djalin e saj, Juan Pedro, i cili ka lindur me mikrocefalia, jashtë shtëpisë së saj në Recife, Brazil,. Mijëra fëmijë në Amerikën Qendrore dhe Jugore janë prekur nga virusi Zika i cili paraqet kërcënimin më të madh për gratë shtatzëna dhe fëmijët e tyre.

4.14 mars 2016- Në foton e fotografit Joseph Eid të realizuar më 14 mars 2016, shihet si ishte tempulli i Palmirës para pushtimit nga Shteti Islamik dhe ajo çka mbeti nga po i njëjti tempull në Siri.

5. 22 mars 2016- Katër shpërthime kanë tronditur Brukselin në orët e para të mëngjesit të së martës.
Të paktën 34 viktima, 14 prej të cilëve kanë humbur jetën në aeroport, 20 në stacionet e metrove, dhe mbi 130 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Shpërthimet kanë ndodhur katër ditë pas arrestimit në Bruksel të Salah Abdeslam, i dyshuari kryesor i sulmeve të nëntorit në Paris.

6. 16 maj 2016- Policia ndërhyri brutalisht duke dhunuar protestuesit që ishin mbledhur për të kërkuar reformën zgjedhore një vit përpara zgjedhjeve parlamentare, në qendër të Nairobit, Kenia,. Opozita e drejtuar nga ish-kryeministri Raila Odinga, e akuzoi Komisionin Zgjedhor se përkrahte presidentin në pushtet, Uhuru Kenyatta.

7. 12 qershor 2016- 50 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pasi një person ka hapur zjarr brenda një klubi nate për homoseksualët në Orlando të shtetit federal amerikan, Florida. Sulmuesi ka qëndruar disa orë brenda klubit, “Pulse”, ku ka mbajtur disa persona peng. Në fund të masakrës ai është vetëvrarë.

8. 29 qershor 2016- Pasagjerët përqafojnë njëri-tjetrin, jashtë aeroportit Ataturk të Stambollit, pas evakuimit të tyre nga aeroporti ndërkombëtar, ku nga një shpërthim ishin vrarë dhjetëra njerëz dhe plagosur shumë të tjerë.

9.10. 12 korrik 2016- Aksidenti mes dy trenave mes Andrias dhe Coratos në Puglia. 23 viktima dhe 50 të plagosur.

11. 13 korrik 2016- David Cameron dha dorëheqje nga posti i kryeministrit, pasi që Britania e Madhe votoi me anë të referendumit t’u larguar nga Bashkimi Evropian. Në favor të daljes nga Bashkimi Evropian kanë votuar 52 për qind e britanikëve, ndërkaq 48 për qind e kanë kundërshtuar Brexitin.

12. 16 korrik 2016- Ushtarët turq sigurojnë zonën në Sheshin Taksim të Stambollit, ku mbështetësit e Presidentit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ishin tubuar për t’i ofruar mbështetje atij pas grushtshtetit të mbetur në tentativë nga një grup brenda ushtrisë turke.

13.22 korrik 2016- Njerëzit të shokuar braktisin qendrën Olympia në Mynih, Gjermaninë jugore, ku një person i armatosur kishte vrarë nëntë persona.

14.. 17 gusht 2016- Fotoja e 5-vjeçarit sirian Omran Daqneesh, ka prekur zemrat e miliona njerëzve në mbarë botën.
Omran në fytyrën e tij ka të skalitur tmerret dhe vuajtjet e popullit sirian, për shkak të bombardimeve të shumta që ndodhin atje.

Fotoja e vogëlushit ka bërë xhiron e botës. Ai qëndron i ulur në pjesën e pasme të një ambulance, i mbuluar me gjak dhe me pluhur. Omran dhe familja e tij u nxorën nga rrënojat, që dikur ishte shtëpia e tyre, pas një sulmi ajror në Aleppo, Siri.

15. 29 gusht 2016- Emigrantët, shumica tyre nga Eritrea, hidhen në ujë nga një anije prej druri e mbushur me njerëz, pasi ata ishin ndihmuar nga anëtarët e një OJQ-je, gjatë një operacion-shpëtimi në detin Mesdhe, rreth 13 milje në veri të Sabrathas, Libi,. Mijëra emigrantë u shpëtuan nga më shumë se 20 anije nga anëtarët e “Proactiva Open Arms” para se të transferoheshin tek roja bregdetare italiane.

16. 27 tetor 2016- Një familje e pikëlluar qëndron pranë varrit të një anëtari të familjes së tyre në një varrezë të dëmtuar nga ekstremistët e Shtetit Islamik në Qayara, rreth 31 milje (50 km) në jug të Mosulit, në Irak. Kur ISIS-i pushtoi Qayaran më shumë se dy vjet më parë, grupi ekstremist filloi shkatërrimin e pllakave përkujtimore në varrezën lokale, duke u thënë banorëve që janë të ndaluara për shkak se ato nuk kanë ekzistuar në kohën e profetit.

17. 30 tetor 2016- Një tërmet me magnitudë paraprake prej 6.6 goditi Italinë qendrore. 247 persona humbën jetën dhe mbi 360 veta kanë mbetur të plagosur. Qendra amerikane e kërkimeve gjeologjike tha se tërmeti e kishte epiqendrën rreth 10 kilometra në juglindje të qytezës së Norcias, në zonën e Umbrias.

18. 15 dhjetor 2016- Të paktën 44.000 civilë dhe kryengritës e kanë braktisur Alepon nga fillimi i evakuimit. Ushtria siriane e ka rimarrë kontrollin e plotë të Alepos, pas evakuimit të grupit të fundit të rebelëve. Në një deklaratë, ushtria tha se kishte “kthyer sigurinë në Alepo” dhe e quajti këtë një “goditje dërrmuese” për rebelët.

19.. 19 dhjetor 2016- Ambasadori i Rusisë në Ankara, Andrei Karlov, është vrarë në një atentat ndërsa po merrte pjesë në ekspozitë pikture në Ankara, njoftojnë burime mediatike. Ai është qëlluar nga një person që u paraqit si punonjës policie. “Allahu Ekber” si dhe “Mos harroni Alepon” ishin thirrjet e atentatorit, i cili qëlloi nga mbrapa ambasadorin në momentin që ai po dilte në podium për të mbajtur një fjalim.

20. 19 dhjetor 2016- Tronditje botërore pas mësymjes së një kamioni në një treg krishtlindjesh në Berlin, ku si pasojë mbetën të vdekur 12 persona dhe 48 të tjerë të plagosur. Autori i sulmit me kamion në Berlin, tuniziani Anis Amri, 24 vjeç, me gjasë refugjat i ardhur në Gjermani kishte arritur të ikte nga vendi i ngjarjes, por disa ditë pas ngjarjes u vra gjatë një kontrolli të policisë në


1222
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI