Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

NASA zbulon një planet të ngjashëm me tokën
Publikuar me 18 Pri 2014

NASA zbulon një planet të ngjashëm me tokën

NASA ka njoftuar zbulimin e nje planeti te ri te ngjashem me token ku mund te kete jete pasi distanca e tij nga ylli mund t'i lejoje qe aty te kete uje te lengshem.

Trupi qiellor i quajtur Kepler-186-f, ben pjese ne nje sistem diellor i perbere nga 5 planete qe rrotullohen rreth yllit Kepler-186. Ylli (dielli) eshte më i ftohte dhe më i vogël se Dielli jonë.

Sistemi i ri gjindet ne yjësinë (Kostelacionin) e Mjellmës rreth 500 vjet dritë larg nga Toka. Kepler-186f eshte planeti qe ndodhet ne unazen e fundit te sistemit dhe eshte i vetmi qe ndodhet ne zonen orbitale te quajtur "zona e banueshme", e thene ndryshe, ne nje distance te pranueshme per te pasur uje te lengshem ne siperfaqe. Uji eshte baza themelore per krijimin e jetes se njeriut ne planete.

DISTANCA
Per te kuptuar sa larg eshte Kepler-186f duhet te themi se: Sateliti i pare i leshuar nga njeriu per te komunikuar jashte sistemit diellor eshte Voyager 1, i lansuar me 5 shtator te vitit 1977 dhe qe ka dale nga sistemi diellor i jone vetem nje vit mepare (2013), ndodhet ne nje distance 1.9 miliarde kilometra larg tokes ose e perkthyer ne vite drite, 0.00020083 vite drite larg. Ndersa Kepler-186f eshte 500 vite drite larg. Te pakten kemi kenaqesine e zbulimit pasi arritja atje eshte e pashprese.


1939
  
1

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI

seli

Duhet te ndjehemi te lumtur per gjetjen e nje jete te re,ndoshta ketyre njerezve u duket e pa vlere ,sepse mendojne se nuk do e perjetojne fundin e botes . Por e kane gabim jemi ne njerezit qe po e shkatrrojme kete jete dita dites.kjo jete e re qe eshte shfaqur tani shpresoj te jete si planeti yne te kete jete ajer e uje.

Hënë, 27 Korrik 2015 21:04