Llogaria ime
AOL Portal
Revista

NASA: Toka shpëtoi mrekullisht nga stuhia diellore në vitin 2012
Publikuar me 25 Kor 2014

NASA: Toka shpëtoi mrekullisht nga stuhia diellore në vitin 2012

NASA e ka cilesuar si mrekulli fatin e tokes ndaj stuhise diellore te 23 korrikut te vitit 2012. Impakti qe do te kishte pasur mbi atmosferen e tokes stuhia diellore do te kishte qene katastrofike. Per fat, toka ate dite nuk ndodhej ne trajektoren e shfryrjes diellore qe shpesh here nuk jane te dimensioneve te medha. Keto shfryrje njihen si "shperthime te mases koronare" ose shkurtimisht CME, dhe ai i vitit 2012 ka qene me i fuqishmi ne 150 vitet e fundit.

"Nese toka do te ishte goditur nga stuhia, do te ishim ende duke riparuar dëmet e shkaktuara" - thote fizikanti Daniel Baker nga universiteti i Kolorados.

Fati deshi qe ate dite toka te ndodhej ne vendin duhur dhe momentin e duhur. Grupi i fizikanteve qe ka studiuar mepas fenomenin thote se banoret e tokes kane qene shume me fat. Stuhia ka goditur nje anije kozmike e quajtur STEREO-A. Nese stuhia do te kishte ndodhur vetem nje jave para date 23 korrik atehere toka do te kishte qene ne qender te stuhise.

Stuhite diellore paraqesin nje rrezik te perkohshem per sa i perket teknologjise: nder me te prekurat do te ishin valet radio, sinjali GPS. Pastaj protonet dhe elektronet e pershpejtuar nga stuhia do te demtonin satelitet. Miliarda tonelata te plazmes diellore do te perfshinin token dhe kjo situate do te zgjaste pak me shume se 24 ore. Studiuesit thone se nje stuhi e permasave te 23 korrikut do te krijonte shkeputje te energjise elektrike dhe cdo gje qe punon nga priza e korentit do te dilte jashte perdorimi. Per te kuptuar me mire dëmet, mjafton te mendojme se furnizimi me uje punon me ane te pompave qe u nevojitet energji elektrike, pra nje planet i tere pa uje.

Sipas National Academy of Sciences ne SHBA nje stuhi e tille do te krijonte deme ekonomike me vlere 2.000 miliard dollare ose 20 here me shume se ajo qe shkaktoi uragani Katrina.


979
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI