Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

''Mossack Fonseca'' Kush është kompania e pastrimit të parave
Publikuar me 04 Pri 2016

''Mossack Fonseca'' Kush është kompania e pastrimit të parave

Jürgen Mossack është biri i një nazisti të SS, që pas fundit të Luftës së Dytë Botërore u transferua me familjen në Panama, duke iu ofruar CIA-s si spiun i kubanëve (në bazë të dokumentave të shërbimit të fshehtë ushtarak amerikan dhe të cituar nga amerikania “Fusion”).

I riu Mossack është diplomuar në një universitet katolik privat, më pas ka kryer një master në Londër, dhe në vitin 1977 u rikthye në Panama për të përfituar prej epokës së artë që po lindte, për parajsat fiskale të përtej oqeanit.

Ramon Fonseca, panamez, pas studimeve në London School of Economics ka punuar për gjashtë vite në zyrat e OKB në Gjenevë, më pas u rikthye në atdhe dhe bashkoi shoqërinë e tij me Mossack. 

Lindi kështu studio ligjore Mossack Fonseca, që konsiderohet një prej pesë kabineteve të avokatëve krijues të kompanive offshore më të rëndësishme në botë.

Mossack Fonseca u zgjerua me kalimin e viteve, duke hapur 40 zyra në Amerikën e Jugut, Kinë dhe Europë. Sot ka të punësuar 500 persona. 

Bashkëthemeluesi Ramon Fonseca ishte deri pak javë më parë, këshilltari më i ngushtë i presidentit panamez, Juan Carlos Varela. 

Në fillim të marsit, Fonseca dha dorëheqjen nga detyra e tij në presidencën panameze, sepse filiali brazilian i Mossack Fonseca u përfshi në skandalin gjigand që prek kompaninë e naftës Petrobras.

“Jap dorëheqjen për të mbrojtur nderin tim, atë të kompanisë sime dhe të vendit tim”, kishte thënë Fonseca. Kur u vetëdijësuan për rrjedhjen e dokumentave, Mossack dhe Fonseca u përpoqën që të lajmërojnë klientët duke u dërguar emaile, me qëllim që të përgatiteshin për mbrojtjen. 

Dje në mbrëmje, pak pas orës 20.00, mediat e të gjithë botës nisën të botojnë rezultatet e investigimit.

Menjëherë studio panameze shpërndau një tekst të gjatë në të cilin mbron traditën e saj dhe kujton se “ka punuar për 40 vite në mënyrë të ligjshme, në vendin tonë dhe në juridiksione të tjerë”. 

Mossack Fonseca pretendon se është si një kompani që prodhon automobilë: nuk është përgegjëse për atë që klientët bëjnë me produktet e saj. 

Çfarë është Mossack Fonseca? 
Eshtë një kompani ligjore me qendër në Panama, shërbimet e të cilës përfshijnë inkorporimin e kompanive në juridiksione të huaja, si për shembull Ishujt Virxhin Britanikë. 

Ajo administron kompani në këto parajsa fiskale kundrejt një pagese të përvitshme. Shërbime të tjera përfshijnë menaxhimin e pasurisë. 

Ku e ka qendrën? 
Kompania është panameze por operon në mbarë botën. Faqja e saj e internetit lëvdohet për një rrjet global prej 600 personash që punojnë në 42 shtete. 

Ajo ka degë përreth botës, ku nëndegë që operojnë ndaraz janë në kërkim të klientëve të rinj dhe kanë të drejta ekskluzive të përdorin markën e saj. 

Mossack Fonseca operon në parajsa fiskale, duke përfshirë Zvicrën, Qipron dhe Ishujt Virxhin britanikë, si dhe në vende në varësi të Kurorës britanike, si Guernsej, Xhersi dhe Ishulli i Men. 

Sa e madhe është? 
Mossack Fonseca është ofruesi i katërt më i madh në botë i shërbimeve në parajsa fiskale. Ka vepruar për më shumë se 300 mijë kompani. Ka një lidhje të fuqishme me Mbretërinë e Bashkuar. 

Më shumë se gjysma e kompanive janë regjistruar në parajsa fiskale të administruara prej britanikëve, si dhe në vetë Mbretërinë e Bashkuar. 

Sa të dhëna janë nxjerrë? 
Shumë. Rrjedhja është një prej më të mëdhave në histori – më e madhe se kabllogramët diplomatikë të nxjerrë nga Wikileaks në vitin 2010, si dhe dokumentat e fshehtë që iu dhanë gazetarëve nga Eduard Snoudeni në vitin 2013. 

Janë 11.5 milionë dokumenta dhe 2.6 terabajt informacion të nxjerrë nga baza e të dhënave të Mossack Fonseca. 

A janë hajdutë të gjithë ata që përdorin llogaritë në parajsat fiskale? 
Jo. Përdorimi i strukturave në këto parajsa fiskale është krejtësisht i ligjshëm. Ka shumë arsye legjitime për ta bërë këtë. 

Biznesmenë në vende si Rusia dhe Ukraina zakonisht i fusin pasuritë në parajsa fiskale për t’u mbrojtur nga “sulmet” prej kriminelëve, si dhe të shmangin kufizimet e monedhave. 

Të tjerë i përdorin për arsye trashëgimie dhe planifikim pronash.


722
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI