Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

"Meritat e shqiperise për vendin kandidat në BE"
Publikuar me 11 Qer 2014

"Meritat e shqiperise për vendin kandidat në BE"

Me te vertete shqiperia e meriton statusin e vendit kandidat? Ndersa politikanet shqiptare i pergjigjen me nje PO te madhe, shumica e shqiptareve mendojne ndryshe sepse te vetmin progres te shqiperise ne keto vite e sheh vetem politika shqiptare.

Po ne qofte se shqiperia ka bere progres dhe ka permbushur kushtet e vendit kandidat, cfare i duhet lobimi i krereve te shtetit shqiptare neper evrope keto dite? Ashtu si te gjitha hapat qe ka bere shqiperia deri tani drejt evropes duke filluar nga NATO, liberalizimi i vizave apo vendi kandidat i eshte dashur te "korruptoje" vendet e BE-se me shpresen se progresi do te vije mepas. Ndryshe nga heret e tjera qe kemi kerkuar statusin, sot mund te themi se vetem politikisht (pozite dhe opozite) jemi ne nje zë sepse asgje nuk ka ndryshuar tjeter. Kemi te njejtin informalitet ekonomik, kemi njejten gjendje rendi publik, vuajme nga i njejti kriminalitet, kemi te njejtin korrupsion, kemi ligje qe jane vetem ne leter qe nuk zbatohen, kemi te njejten papunesi (hoqen nga puna 100 mije dhe futen ne pune 100 mije te tjere) dhe jemi me te varfer, kjo per shkak te remitancave sepse ekonomia e brendeshme eshte vend numero.
Po progresi i shqiperise ku eshte? Apo ishim te afte te nderronim qeveri pa prishur institucionet pas 22 vitesh demokraci.

Shqiperia nuk e meritoi NATO-n por vetem fale nje premtimi te Xhorxh Bush, nuk meritoi liberalizimin e vizave por vetem fale dhurate nga ana e BE-se per mos te lene shqiperine ne nje geto krimi. E tani NUK meritojme vendin kandidat por duhet te behemi te tille per arsye gjeopolitike sepse nje avancim i Serbise para shqiperise ne strukturat Evropiane do te perkthehet ne nje pengese me shume per shqiptaret qe do te vine më vone ne klase.

Kryeministri i shqiperise Edi Rama, sot i quan "teka" kushtet e BE-se pasi nuk mund te jene ndryshe qe sot e sheh veten si kryeminister, deri dje (opozite) bertiste me te madhe duke bere c'te jete e mundur per mos marrjen e statusit duke krijuar nje gjendje bllokimi politik. Pra, NATO, vizat e sot statusi jane perdorur nga politika vetem si kredite per marre nje vote me shume ne raste zgjedhjesh dhe asnjehere si merite per arritje standartesh.

Bashkimi Evropian mund te jete e gatshme te beje leshime te tjera per shqiperine por i vetmi problem eshte mosbesimi ndaj politikaneve shqiptare qe jane te afte ta shenderrojne shqiperine ne nje vend monster brenda pak oreve si ratin e 97' apo 21 janarit duke e konsideruar si nje vend aspak te sigurte dhe qe politikanet mund ti fusin flaken per pak gjë.


775
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI