Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

"Lufta e humbur e kanabisit"
Publikuar me 23 Maj 2014

"Lufta e humbur e kanabisit"

nga: Lavdrim Lita

Shqipëria në qendër të trafikut të drogës në Evropë, në veçanti në lidhje me kanabis sativa. 

Lajmi i konfiskimeve të sasive të mëdha të drogës nga policia dhe karabinierët zënë pjesën më të madhe të lajmeve lokale jo vetëm në rajonet jugore të Italisë, por edhe në rajonet veriore. 

Gjatë tre muajve të fundit, konfiskimi i kanabis sativa që vjen nga brigjet shqiptare është disa ton. Sipas Prokurorit të Republikës në Lecce Cattaldo Motta thotë se: "kanali Otranto është bërë një autostradë DROGE." 

Ngushtica e Otrantos kalohet lehtë dhe shpejt me anë të skafeve që tashmë kanë rrugën e hapur nga moratoriumi, kriminelët e dinë këtë dhe e kanë mbajtur e intensifikuar marrëdhëniet midis organizatave kriminale që veprojnë në të dy anët.

Por nuk është vetëm Italia. Në statistikat e policisë greke flasin mbi statistikat tremujore të konfiskuar 10 ton kanabis sativa në muajt janar-mars. 

Përveç kësaj, gjeografia e trafikantëve për të transportuar drogë nga territori shqiptar në vendet e BE është shtrirë dhe në Kroaci ku muajin e kaluar u kapën 800 kilogramë kanabis sativa; por një ngarkesë tjetër droge u kap gjithashtu nga policia serbe.

Natyrisht infrastruktura e krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor dhe në BE nuk vuan nga kriza financiare e tregjeve ndërkombëtare por ka burime të pakufizuar të financimit për trafikimin e saj. 

Sipas disa raporteve të shërbimit sekret shqiptar , SHISH, trafikantët e drogës së fundmi kanë filluar duke përdorur avion për aktivitetet e tyre të paligjshme në Shqipëri. 

Fillimisht u fol në media dhe në parlamentin shqiptar mbi trafikun në një ish-bazë ushtarake të dyshuar të Gjadrit në veri të Shqipërisë.

Megjithatë, pak ditë më parë policia lokale ndaloi një shtetas italian, G. R, 68, një shtetas italian nga Varese, me një aeroplan të vogël privat që u ul në plazh në Divjakë, rreth 80 kilometra në jug të Tiranës. 

Një person tjetër, një S.B shtetas shqiptar, me banim në Itali, u arrestua në të njëjtën zonë, pasi makina e tij u gjetën sasi të mëdha të marihuanës dhe gjatë marrjes në pyetje ai tha se ngarkesa duhej të vihet në aeroplan.

Në rast të përdorimit të avionëve të vegjël në aeroporte, ne nuk duhet të jemi aq të befasuar, sepse jemi vetëm duke folur për diversifikimin e mjeteve të transportit të drogës. 

Më të zakonshmet janë përdorimi i motoskafeve me dy ose katër motorëve me naftë e 6-12 metra, por edhe makina dhe kamionë. Udhëtimi i drogës në Itali është tashmë i njohur. Nga Afganistani arrijnë në destinacion pas kalimit në Turqi, Maqedoni dhe Shqipëri.

Sipas të dhënave të Antidrogës në Shqipëri, është studiuar cdo makinë që të fshihet droga në to nga ana e trafikantëve duke çmontuar çdo pjesë të makinës dhe rimontuar përsëri. Çdo model ka karakteristikat e veta.

Sipas rapportit të Antimafias, në Shqipëri ka me qindra e plantacione të marihuanës për eksport. 

Një nga qendrat më të famshme të prodhimit është fshati i Lazaratit, në afërsi të Gjirokastrës, ku kultivimi i kanabisit është një formë e rëndësishme e mbështetjes të ardhurave për 5000 fermerët që punojnë atje. 

Por në Shqipëri ka fshatra të tjera pak a shumë të njohura që kultivojnë kanabis sativa. 

Sipas një survajimi ajrore të kryer në rrethinat shqiptare nga Guardia di Finanza ka zbuluar praninë e rreth 500 plantacioneve të marihuanës.

Megjithatë, në ditët e fundit, po merr formë në opinionin publik shqiptar, ideja e legalizimit të marihuanës për ta kontrolluar dhe taksuar tregun, e cila sot llogaritet në 4.5 miliard euro.

Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crawford, duke marrë si shembull legalizimin në shtetin e Kolorados, tha se "Shqipëria duhet të taksojë kanabis sativa, sepse kjo do të ishte shumë i dobishëm për shtetin dhe të ardhurat në buxhet."


792
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI