Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Kush e vrau Ibrahim Bashën?
Publikuar me 26 Qer 2015

Kush e vrau Ibrahim Bashën?

Tashme qe situata e Lazaratit po kristalizohet dite pas dite, pergjegjesite e drejtuesve te policise jane te qarta. Ja pse:
1. Vellezerit Aliko njeri 20 e tjetri 17 vjec jane shpallur ne kerkim qe prej qershorit te vitit te shkuar pasi dyshohet se kane qelluar me arme policine.
2. Ne mars te ketij viti pra 10 muaj pas operacionit te policise, ne Lazarat ndodhen disa shperthime me tritol dhe policia rishpalli ne kerkim vellezerit Aliko.
3. Banoret e fshatit thone se A. Aliko ka qene prezent gjate gjithe kesaj kohe ne fshat, madje edhe diten e zgjedhjeve ku ka levizur nga nje qender votimi ne tjetren.
4. Edhe pse prej nje viti ne kerkim, te dyshuarit jo vetem qe leviznin lirshem ne Lazarat por kane patur mundesi te armtosen deri dhe me snajper sic deshmoi nje bashkepuntor i tyre.
5. Per me shume se nje vit drejtuesit e policise dhe Ministrise se Brendshke na kane mbushur me brrockulla se policia e ka situaten ne kontroll dhe se Lazarati eshte ne mbikeqyrje te vazhdueshme.
Pyetje: Si ka mundesi qe dy persona te shpallur ne kerkim per sulm te armatosur ndaj policise nje vit me pare, arrijne te kryejne disa shperthime me tritol ne fshat, me pas qarkullojne lirshem edhe diten e zgjedhjeve, dhe arrijne te vrasin nje efektiv te RENEA-s? Si nuk jane pare asnjehere nga policia?
Nese drejtuesit e policise qofte edhe ata lokale do ishin treguar me te vemendshem dhe profesioniste, a do ishte bere i mundur arrestimi i te dyshuarve?
Po Ibrahimi a do ishte vrare nese te dyshuarit do ishin arrestuar?
E kujt eshte pergjegjesia???
Familja, miqte, te afermit por edhe njerezit presin pergjigje!


1159
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI