Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Ja çfarë raportonte ambasada e SHBA në vitin 2008 për Shqiptarët
Publikuar me 08 Shk 2016

Ja çfarë raportonte ambasada e SHBA në vitin 2008 për Shqiptarët

Në disa kabllograme të dërguara mes shkurtit dhe marsit 2008 të zbuluara nga Wikileaks, Ambasada Amerikane i ka kushtuar vëmendje mënyrës së jetesës në Shqipëri.

Ambasadorit të atyre viteve, Xhon Uidhers i ka bërë përshtypje veçanërisht kafeja.

Në një kabllogram dërguar Departamentit të Shtetit ai shkruan ndër të tjera:

“Institucioni që punon më mirë në Shqipëri është i vetmi vend publik që mund të gjesh: Kafeneja. Shqiptarët i diskutojnë problemet e tyre në kafene, përfshirë këtu politikanë që diskutojë iniciativa publike, zyrtarë që diskutojnë politika të ndryshme dhe studentë që diskutojnë provimet ose modën. Që gjatë periudhës komuniste, ku ti ishe gjithmonë në kërkim të një miku që të të gjente pak më shumë mish apo qumësht, dinamika e marrëdhënieve personale është shumë e fortë dhe kërkon shumë kohë e energji. Ato ndikojnë në vendimet e njerëzve. Në këtë mënyrë kafenetë janë institucioni ku mund të ankohesh, të zgjidhësh problemet apo të argëtohesh në Shqipëri. Pra, kur të shihni shqiptarë të ulur në një kafene, mos mendoni se është humbje kohe. Është një institucion social multifunksional për një vend në tranzicion”.

Ndërsa në një kabllogram dërguar DASH-it më 03.06.2008 me titull “Kartolinë nga Shqipëria”, Ambasada Amerikane në Tiranë na përshkruan si përtacë dhe kumarxhinj.

Në kabllogram shkruhet:

“Sallat e kumarit dhe pikat e basteve janë shfaqur si kërpudha në Tiranën e sotme. Mania e kumarit është një provë e sëmundjes që ka prekur pjesën më të madhe të shqiptarëve: ëndrrën për tu pasuruar brenda natës, mundësisht pa derdhur asnjë pikë djersë. Kjo ndjesi ka rrënjë shumë thellë në historinë e Shqipërisë. Mund të bazohet në stilin e jetës që kanë zhvilluar gjatë pushtimit Otoman dhe reflekton tradita që kanë mbijetuar që në atë kohë. Përtacia zuri vend mirë dhe u shtua gjatë regjimit komunist ku barazia e detyrueshme mes njerëzve dhe kryqëzatat kundër sipërmarrjes private sollën një çinteresim total ndaj punës. Kjo ishte edhe një nga arsyet kryesore përse ai sistem ra. Pavarësisht shpirtit të admirueshëm të sipërmarrësit që kanë treguar disa shqiptarë, ende pas më shumë se 15 vitesh disa ngjarje konfirmojnë ekzistencën e ëndrrës shumë të përhapur për tu pasuruar brenda natës. Pjesëmarrja masive në skemat piramidale në fund të viteve 1990 ishte prova më tragjike. Përfshirja në aktivitete ilegale si trafikimi i njerëzve dhe armëve është një tjetër provë. Ka shumë shembuj të përditshëm nga shoqëria shqiptare, të cilat mund të përmblidhen vetëm në një fjalë: Korrupsion! I cili shkon dorë më dorë së bashku me paratë e lehta…”


807
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI