Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Historike, NASA pretendon zbulimin e një planeti tjetër të banueshëm
Publikuar me 23 Kor 2015

Historike, NASA pretendon zbulimin e një planeti tjetër të banueshëm

Planeti Tokë mund të ketë një kopje të dytë ! 

“Kemi zbuluar kushëririn e Tokës”. Shkruante Thomas Barclay, i Bay Area Environmental Research Institute në qendrën Ames della Nasa-s, në Kaliforni. 

Ky është zbulimi që ka bërë teleskopi Kepler i Agjencisë Amerikane të Hapësirës, NASA, në udhëtimin e tij në galaktikë.

Sipas të dhënave të marra nga survejimi, ekzistojnë disa planete të tjerë me karakteristika të ngjashme me tonin, me një diell me po të njejtat përmasa, por shumë më të vjetër.

Sipas shkencëtarëve që analizojnë nga laboratori në tokë të dhënat e siguruara nga teleskopi Kepler, planetet e ngjashëm me Tokën kanë një diametër 60% më të madh, por mund të jenë po aq të freskët sa për të pasur ujë, dhe si rrjedhojë, në to mund të lulëzojë jeta njëlloj si në Tokë.

Njeri prej tyre, i pagëzuar Kepler 452 B, është edhe më i përafërti me planetin tonë, pasi vitet atje kanë të njejtën gjatësi me tokën, edhe pse siguron 10% më tepër energji nga dielli i tij.

Nga 500 planetet e zbuluar së fundmi nga Kepler, janë plot 12 që ndajnë të njejtat karakteristika me Tokën, dhe sipas shkencëtarëve të dhënat e siguruara janë më të mirat të marra ndonjëherë në lidhje me ndonjë planet tjetër ku mund të ketë jetë.

Kepler-186f rrotullohet përreth një ylli që është sa gjysma e diellit tonë dhe është një lloj ylli, i njohur si ylli-xhuxh i kuq, shumë i përhapur dhe i zakonshëm në galaksi. 

Ky trup i ri qiellor nuk është vetëm por rrotullohet së bashku me katër planetë më të mëdhenj (rreth një herë e gjysëm sa Toka) por edhe shumë më pranë yllit-mëmë rreth të cilit vërtiten më shpejt në vetëm, 4,7, 13 dhe 22 ditë. Janë shumë më të nxehtë dhe kushtet e tyre mjedisore janë të ndaluara.

Ndërsa Kepler-186f e kryen xhiron për 130 ditë dhe ndodhet më larg, në zonëne cilësuar si e “pranueshme” sepse duke marrë një dozë të duhur radiacioni në sipërfaqe mund të lejojë qarkullimin e ujit të lëngshëm. Dhe ky shihet si hapi i parë drejt ekzistencës së mundshme të jetës.

Studimi do të ndihmojë gjithashtu shkencëtarët të kuptojnë se çfarë mund të ndodhë me diellin tonë pas miliona vitesh, ndërsa ai vjetërohet dhe bëhet edhe më i shndritshëm, duke shkaktuar thatësira dhe zhdukur përgjithmonë ujin nga planeti ynë.

Zbulimi i jashtëzakonshëm bëhet vetëm pak ditë pasi disa shkencëtarë, me mbështetjen e fizikanit Stefen Hoking dhe miliarderit rus Juri Milner, nisën një projekt 100 milionë dollarësh për të kërkuar në hapësirë edhe përtej sistemit tonë diellor, për jetë aliene.

Pyetja nëse jemi të vetëm në këtë botë ka munduar njerëzimin për vite me radhë, ndërsa sipas zbulimeve më të fundit vetëm në galaksinë tonë mund të ketë dhjetra miliarda planete të tjerë të banueshëm, çka vetëm sa ka shtyrë nevojën për të ditur më tepër.

Foto-fantazi: Ja si mund te jete planeti i ri


1134
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI