Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Gazeta britanike: Marrëzi të fusësh Shqipërinë në BE
Publikuar me 17 Tet 2013

Gazeta britanike: Marrëzi të fusësh Shqipërinë në BE

Rekomandimi i Komisionit Europian për t’i dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat për në BE, si dhe caktimi i pesë prioriteteve kyçe për hapin e radhës në procesin e integrimit, çeljen e negociatave për anëtarësim, është komentuar gjerësisht në të gjitha mediat ndërkombëtare dhe nga zyrtarë europianë.

Në një analizë mbi këtë çështje, gazeta britanike “Express”, e sheh me shqetësim përparimin e Shqipërisë dhe një hyrje të mundshme në union. 

Kjo media londineze, duke iu referuar edhe mendimit të nënkryetarit të Partisë së Pavarur Britanike, Paul Nuttall, i cili është njëherësh edhe deputet në Parlamentin Europian, sheh rrezikun e një vale masive emigracioni të shqiptarëve drejt Europës, veçanërisht në Britani. 

Kjo forcë politike është e djathtë dhe konsiderohet si tepër euroskeptike.

“Do të ishte marrëzi që të anëtarësosh Shqipërinë në BE, një tjetër vend me aktivitet të lartë kriminal dhe me varfëri tmerruese. Do të shohim se çfarë do të ndodhë dhe duhet të veprojmë për ta ndalur këtë.”

Futja e Shqipërisë në Bashkimin Europian, iu jep mundësinë e lëvizjes pa pengesa të gjithë qytetarëve në hapësirën e unionit, përfshirë edhe në Britaninë e Madhe që nuk është pjesë e zonës Shengen. 

Veç kësaj, ata edhe mund të kërkojnë për punë në këtë shtet apo vende të tjera. Shembulli i një shpërnguljeje masive në vendet e zhvilluara europiane, është ai i shumë qytetarëve të Rumanisë dhe Bullgarisë, pas anëtarësimit në BE të këtyre vendeve në vitin 2007.


954
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI