Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Dita e dëshmorëve, Enver Hoxha dhe Aleksandër Cipa
Publikuar me 01 Dhj 2013

Dita e dëshmorëve, Enver Hoxha dhe Aleksandër Cipa

Edhe kete vit si cdo pervjetor tjeter pozita dhe opozita kujtuan te ndare deshmoret e Luftes Antifashiste Nacional Clirimtare, njera pale me 28 e tjetra me 29 a sikur shqiptareve u intereson se kur iku gjermani i fundit. Sinqerisht dua te shtoj se shqiptareve nuk u intereson fare nese dita e fundit e luftes ndaj gjermaneve ishte me 28 apo me 29.
Por besoj dhe jam i sigurte qe shume do t'u interesonte shqiptareve te perkujtoheshin deshmoret qe dhane jeten pas 30 nentorit te vitit 1944 sepse ata jane deshmoret e vertete te luftes. Me kete nuk dua mbeshtes perpjekjet mjerane te partise Demokratike per fituar kredit me pranine e figures se Enver Hoxhes tek lapidari i deshmoreve por kerkuar me shume respekt per ata qe dhane jeten per nje shqiperi demokratike dhe te mashtruar mepas nga ish diktatori Enver Hoxha.

E djathta shqiptare per aq kohe sa qeverisi asnjehere nuk i respektoi heronjt e vertete te diktatures por mori shume iniciativa qesharake sa per te lare duart. Nese duam te flasim per te majten ketu ka shume per te shtuar dhe per te thene. Duke nisur nga prejardhja e saj si parti dhe duke pasur ne gjirin e saj ish funksionare te diktatures i duhet te kerkoje shume ndjese shqiptareve. Politika shqiptare DUHET te shkeputet nje here e mire nga cdo lidhje, nostalgji, fjale e ideologji nga diktatura e kaluar. Kjo klase politike (po e perseris) i duhet ti kerkoje shume shume ndjese popullit shqiptare qe per 22 vite la diktaturen si dicka 'e shkuar e harruar' apo sikur ska ndodhur asgje.

Me kujtohet qe pak kohe mepare nje shtetas gjerman kishte gjetur ditarin e te atit i cili kishte qene ushtar ne shqiperi dhe kishte marre pjese ne pushkatimet e ndodhura ne Borove. Ai erdhi ne shqiperi dhe i kerkoi falje thellesisht familjareve per krimet ku mund te kishte marre pjese i ati.
Si eshte e mundur qe asnje drejtues qofte lokal apo qendror nuk kerkon falje per 6000 mije viktimat e diktatures?

Numeri i te perndjekurve politike gjate diktatures eshte 200 mije qe i bie cdo pesembedhjete shtetas te kete pasur nje te aferm te burgosur ose internuar. Viktimat e diktatures llogariten rreth 6 mije pa marre parasysh vrasjet ne kufij apo ato te kryera gjate gjate te ashtuquajtures LANC (luftes antifashiste nacional-clirimtare) sic jane masakra e Tivarit apo shtypjet e kryengritjeve si ajo e Malesise se Madhe.

Duke lexuar sot nje artikull tek gazeta 'Shqip' me autor zotin Cipa vura re nje metodologji te njohur nga ne keto 20 vitet e fundit e cila eshte ajo minimizimit te figures se Enver Hoxhes dhe se prania e tek varrezat e deshmoreve nuk kishte nje rendesi qe mund te merrej politikisht si plus apo minus per partite. Nese figura e diktatorit ishte pa rendesi atehere i bie qe zoti te mos jete ne 1/pesembedhjeten e te perndjekurve politike, por te jete me djalin e Xhelil Gjonit qe per ironi te fatit eshte pjese e komisionit te sigurise kombetare.


1448
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI