Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Bravo çuna! Bravo Luiza!
Publikuar me 05 Nen 2014

Bravo çuna! Bravo Luiza!

Ngjarja e ndodhur ne mes tiranes me pasoje vrasjen e kater personave nuk mund t'i ktheje prapa ne jete doreheqja e deputetes Luiza Xhuvani. Ajo cfare me habiti me shume nga ky veprim i Luizes eshte se asnje cast nuk i kushtoi as edhe nje fjale te vetme familjeve te viktimave qofte edhe nese nuk do te kishte pasur as gisht ne kete ngjarje i biri.
Por, as vete kryeministri Rama nuk tha asnje fjale per viktimat pasi ishte shume i prekur nga doreheqja e Luizes apo nga deshira turravrap per te fajesuar te kaluaren dhe per te klasifikuar te tashmen si standard.

Fakt eshte se, i biri i Luiza Xhuvanit eshte perfshire ne vrasje dhe krime te tjera para se e ëma te behej deputete dhe u be e tille per te mbuluar veprimtarine e te birit dhe per ta nxjerre ate nga burgu.
Fakt eshte se, Edi Rama e pranoi ate te behej deputete, pra qe ajo te nxjerre te birin nga burgu. Ashtu si shume deputete te tjere ne parlament qe kane qene pjese e krimit dhe sot ndodhen ne bankat e parlamentit fale drejtuesve te larte te partive politike.

Shqiperia mund te jete nga te vetmet vende ne bote me demokraci e cila vuan nga krimi brenda politikes dhe jo nga krimi qe vjen jashte saj. Per te kuptuar se sa e rende eshte gjendja ne te gjitha hallkat shteterore, polici-prokurori-gjykate mjafton te shikosh vendimin e gjykates qe denoi per nje vrasje Kostandin Xhuvanin me dy vite burg. Nderkohe qe ne vendimet e fundit, vjedhja e energjise denohet me tre vite burg.
Shume komentues ne facebook-un e kryeministrit dolen ne mbrojtje te Luizes si artiste dhe shume mire bene, te tjere e mbrojten se dha doreheqjen dhe perseri shume mire bene, por ka nje problem te vogel pasi Luiza nuk do te ishte bere deputete per pos djalit te saj 'problematik'. Ajo tha se do te vazhdoje te mbetet 'im bir' dhe per kete askush nuk ka asnje dyshim pasi ne cdo rast askush do ta merrte persiper nje djale te tille.

'Drejtesia le beje drejtesi' - tha ajo, por do te shtoja se kjo do te ishte minimale dhe shpresojme qe te mos perseritet 2011-a dhe te denohet me shume se nje vit burg kesaj here. Vrau ne 2011-en dhe arrin te nxjerresh nga burgu, ne 2013 dhe ne 2014 merr pjese ne rezistence me arme ndaj policise, ne aksionin e lazaratit shpallet ne kerkim dhe e sjell para parlamentit sikur nuk ka ndodhur asgje, e gjithe kjo na çon te mendojme se: ose Luiza nuk ka njohur te birin se kush ishte me te vertete ai ose ka qene ne dijeni se me cfare merrej por e ka mbrojtur me lidhjet e saj politike. Te mbrosh tët bir qe e ka gabim do te thote te krijosh nje monster.


941
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI