Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

A po kthehet policia në një "Gestapo"?
Publikuar me 05 Jan 2014

A po kthehet policia në një "Gestapo"?

Duket pothuajse e pamundur per cdo qeveri qe te hartoje nje plan per funksionimin e ligjit ne shqiperi. Kohet e fundit po bien ne sy levizjet dhe plan-masat e ministrise se brendeshme ku ne krye te saj ndodhet Sajmir Tahiri. Pak dite mepare ministri shkaktoi jo pak polemika mbi urimin e forcave speciale qe ekzekutuan nje te ri pasi nuk u dorezua. Ti thuhet dikujt, qofte person juridik apo institucion, "bravo" sepse ekzekutuan nje person nuk eshte aspak njerezore dhe ngjason me vrasjet dhe eleminimet e ish regjimit komunist, ku vrasjet cilesoheshin si pastrim i popullit nga armiqte e tij.

Nje tjeter vendim totalisht ne kundershtim me ligjin eshte ai i vendosjes se policeve rrugor civile per te monitoruar semaforet nese ka thyerje te kodit rrugore nga automjetet. Ne rradhe te pare nga ana ligjore eshte komplet ne kundershtim sepse prania e nje sistemi elektronik apo e patrullave rrugore qe kane per detyre monitorimin e kundravajtjeve rrugore duhet te sinjalizohen me tabelat perkatese mbi pranine e tyre ne rruge apo ne afersi te tyre. Ky lloj monitorimi lë shume per te abuzuar nga policet "spiune" sepse nuk ka asnje lloj prove nese makina ka kryer kundravajtjen pervecse deshmine e nje polici qe mund 'padise' dikë që mund ta ketë inat dhe që nuk ka kryer shkelje.

Edhe pse kohe mepare ishte folur mbi krijimin e nje sistemi monitorimi me kamera kjo ende nuk eshte vene ne fuknsion. Duket sikur jo vetem sistemi ligjor nuk punon ne shqiperi por as ai elektronik nuk e ka ndermen te vihet ne pune.
Ministri Tahiri thoshte se askush nuk do te jete mbi ligjin (pervec policise) por kjo nuk do te thote te kalosh kompetencat dhe te veprosh sikur te jesh ne diktature duke mos respektuar te drejtat e drejtuesve te automjeteve. Nese zoti Tahiri do te beje dicka ne funksion te sistemit rrugor te vendose masa te rrepta per marrjen e pantentave sepse ende vazhdon marrja e tyre me para nen dore. Nje pjese e mire e drejtuesve te mjeteve ne shqiperi kane marre lejet drejtuese gjate tranzicionit pa mesuar asnje sinjal rrugore dhe as rregullat më minimale të saj.

Tjeter problematike ne rruget e shqiperise eshte sekuestrimi i automjetit ne cdo rast kundravajtjeje. Policet rrugore mund t'ju marrin automjetin pa asnje baze ligjore. Kjo duket te jete e vetmja menyre per mbushur arkat e shtetit duke u marre cfare kane qyetareve. I tille ka qene rasti keto dite kur disa drejtues mjetesh qe kane kundershtuar kontrollet e policise dhe ata u kane sekuestruar automjetet kjo ndoshta sepse policet nuk dine cfare gjobe te vene.

Shumica e aksidenteve ndodhin per mos dhënie të përparësisë (precedences), parakalime aty ku nuk duhet, mos respektim te limiteve te shpejtesise dhe kalimi i makinave ne kolaudim me para nen dore.


883
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI