Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

A e pengon Robet Elsie bashkimet familjare në Kanada?
Publikuar me 22 Mar 2014

A e pengon Robet Elsie bashkimet familjare në Kanada?

Nga Adriatik Preka 

Qe disa vite, shqiptarët e Torontos e kanë vërejtur një fenomen të çudistshëm. Kur një bashkëshort do ta sjellë bashkëshorten (ose anasjelltas) në Kanada nga Shqipëria, Kosova apo trojet tjera shqiptare, ata ndeshen në pyetjen: A ka marrë të holla babai apo vëllau i femrës për këtë lidhje? Kjo pyetje shtrohet (në mënyrë të tërthortë apo të drejtpërdrejtë) në zyrat e imigracionit në Kanada dhe nga përfaqësuesit e këtij vendi në Vjenë, Romë, Tiranë apo Prishtinë. 

Pas disa kërkimeve në sajtet e disa ministrive të shtetit kanadez, konstatohet se referencat për mentalitetin dhe kulturën shqiptare vinë nga “albanologu” Robert Elsie. Ky njeri, sa herë i vjen rasti, nuk ngurron t’i identifikojë shqiptarët me Kanunin.
Shkrimi nga zonja Edita Mark Sopjani me titull “As Kanuni, as Sheriati as zakoni por Ligji!”, e sidomos tri komente të këtij shkrimi ku kritikohet “miku” i shqiptarëve Robert Elsie, na i ka hapur pak sytë. (Shikojeni lidhjen në referenca.) 

Pra, e kuptojmë qartë se autoritetet kanadeze kanë argumente nga Kanuni dhe nga Robert Elsie se shqiptarët i shesin vajzat dhe motrat e tyre. Ec e bindi tani se ndodhë e kundërta! Duhen vite e punë për të bërë një gjë të tillë. 

Çka thotë Kanuni për shitjen e grave? Po e nxjerrim atë këtu nenin 19 (ndërmjet paragrafeve §. 44 e §. 45):
“NYE I NANDBËMBDHETËT. Çmimi, qi nepej e nepet per gra. Çmimi, qi nepej per varza a gra, tash 50 vjetë e andej, perbahej prej 50, 100, 200 mije 400 groshësh.Çmimi i kanus së vonë perbahet prej 1500 groshve, aq sa ban gjaku i grues” (Këtë fakt mund ta verifikoni duke e shikuar lidjen e dytë në referenca.)
Çka thotë Robert Elsie për shithej e grave shqiptare? Ndër të tjera, në një video në Youtube, ai i “lavdëron” dhe “uron” shqiptarët me rastin e një simpoziumi të njëqindvjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. (Shikojeni lidhjen e tretë në referenca.) 

Ky “intelektual”, me dëshirë të plotë, e përmend një emër serb si referencë, si mendimtar e si shkencëtar. Pastaj, vazhdon me të njëjtin pasion (por negativisht) ta nënvizojë gjakmarrjen tek shqiptarët (apo vrasjen me paramendimn në gjuhën e drejtësisë.) Në vijim, pa skrupull fare, Robert Elsie flet për biznesin e shitjes së grave (apo trafikimin me qenie njerëzore në gjuhën e drejtësisë dhe të logjikes së shëndoshë.) Po e studiuat pak, me një qëllim të caktuar “albanologun” Robert Elsie, siç bën ai kur i analizon shqiptarët, do ta konstatoni se ky njeri qëllimkeq i kushton jetën përlyerjes së imazhit shqiptar. Kush e paguan? Çka e motivon? Këto pyetje munt t’ia bëni ju shqiptarë të mediave, të kulturës apo të tribunave tjera, kur ta marrë fjalën para jush “albanologu” në fjalë herën e ardhshme! 

Po e analizuat pak më thellë, do ta kuptoni se Robert Elsie e nënçmon sheshit inteligjencën dhe gjykimin e shqiptarëve. Sipas tij, nuk ka kulturë të mirëfilltë shqiptare. Sipas tij, nuk ka shkrimtarë të mirëfilltë shqiptarë dhe ata që shkarravisin letrat në shqip vetëm e urrejnë njëri tjetrin për të treguar se janë më të mirë se tjetri. Ky “albanolog” habitet se si shqiptarët kanë arritur të kenë shtet me tiparet që i kanë. Sipas tij, gjuha shqipe është e parregullt!? Habitet se si shqiptarët e kuptojnë njëri tjetrin!? Robert Elsie e thotë sheshit në televizor se sa herë që takon shqiptarë është i stresuar. Pse i takon atëherë? Në anën tjetër, shqiptarët ia japin atij mediat, televizionin, vendin në tribunë dhe mundësinë ta përlyejë një popull të tërë, të vjell vrerë e urrejtje si në rastin e simpoziumit që u cek më lart. 

Fakti se Robert Elsie flet shqip nuk i jep atij asnjë të drejtë të sillet ashtu si sillet. Shqiptarët flasin shumë gjuhë të botës dhe ky fakt nuk u jep atyre të drejtë të përlyejnë popujt, gjuhët e të cilëve i flasin. Bëhet pyetja: A janë shqiptarët ashtu si i paraqet Robert Elsie? Jo nuk janë! Shqiptarët janë popull i durimit, i mirësisë, i mirëkuptimit. Po të ishin siç i paraqet, ky farë “shkencëtari”, ai nuk do të guxonte të hapte gojën më kundër tyre. Madje as shqiptarët, të cilëve u është përvëluar zemra nga gjestet e “njohësit” Robert Elsie, nuk bien në nivelin e tij. Sepse niveli i tij është tepër poshtë! Ai nuk i prek vetëm interesat e përbashkëta të shqiptarëve si popull por edhe intresat e veçanta, si në rastin e sponsorizimit të bashkëshortëve! Paragrafi i fundit nuk ishte konkluzioni i këtij shkrimi. Përfundimin do ta formuloni vetë, lexuese e nderuar, lexues i nderuar, pasi të keni lexuar, ndër të tjera... 

Referencat:
1.Edita Mark Sopjani, “As Kanuni, as Sheriati, as zakoni, por Ligji!”: http://www.gazetakritika.net/Forumi/?itemid=5189 

2.Kanuni: http://kanuniilekedukagjinit.blogspot.ca  

3.Robert Elsie, Video: https://www.youtube.com/watch?v=U9HhEbskKcA 

 

Adriatik Preka Toronto, më 22 mars 2014


2636
  
9

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI

Drita Gega

Pse e liroi Franca Sheshelin nga Haga?

Për ata të cilët e kanë ndjekur nga afër gjykimin e Sheshelit në Hage e dinë se, me manipulimet e tij të psikopatit, ka arritur t’i vë në pozitë të keqe shumë gjykatës si individë por edhe vendet e tyre përkatëse, e më së shumëti Francën.

Në një replikë gjykatësit francez i cili e akzon për nxitje të urrejtes me fjalimet e tij, Shesheli përgjigjet : Unë nuk kam thënë asgjë me tepërer sesa himni zyrtar i francëz “Marsejeza” (La Marseillaise). Pasi e thotë këtë këtë, i akuzuari e reciton himnin në fjalë. Ngjajshmëria është flagrante!

Shteti francez menjeherë reagoi. Kuptohet nuk arriti ta ndërronte himnin me me ligj, sepse një gjë e tillë kërkon kohë e procedurë të gjatë, por e komandoi filimn amerikan « The Hundred-Foot Journey » (2014) « Udhëtim njëqind hapash » ngjarja e të cilit zhvillohet në jug të Francës dhe ku flitet për krahasimin ndërmjet kuzhinës franceze dhe indiane (të Indisë! Jo indianëve të Amerikës së Veriut apo Amerindianëve! Në atë film replika, për të cilën është bërë filmi thotë : « Marsejeza është recete e vjetruar!»

Kur kuptoi Shesheli ndjeshmërine e Francës, e sidomos reagimin e saj, i përdori arkivat çetnike dhe ato të Akademisë serbe të kohës së Pashiqit dhe filloi krahasimin ndërmjet planeve të asimilimit të Amerindianëve në Nouvelle France (Franca e Re) ku ndodhet sot Provinca e Kebekut (Province de Québec) ne Amerikën e Veriut dhe të shqiptarëve nga Serbet në Ballkan dhe filloi shkrimin e një libri apo kërcënoi të shkruante një libër.

Në planin e tij, Shesheli bën krahasimin ndërmjet « ligjeve » të shkruara nga akademikë francezë për t’ua mveshur shefave të fiseve amerindianëve dhe atyre të Akademisë së Shkencave të Serbisë e cila e përpiloi planin makiavilik kundër shqiptarëve sipas të njëjtit model.

Për shembëll, çetnikët, me ndihmën e disa të shiturve shqiptarë e bënë “ligj” dhe traditë kombëtare shprehjen e mirësardhjes “Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut” e cila ne kuptimin letrar është pozitive sepse çdokush që ka logjikë kur shkon në shtëpine e tijetrit ka frikë se po pengon.

Ndërsa në kuptim juridik (siç është e kodifikuar në Kanun) është antiligjore sepse e cënon pasurinë, intimitetin dhe kontrollin e pasurisë nga pronari i saj. Sipas planit çetnik, i huaji mund të futet në shtëpinë tënde qoftë si mik apo si armik.

Në një shoqëri të civilizuar, i huaji e ka vetëm një të drejtë kur futët në shtëpinë e tjetrit: Të ketë frikë se po pengon!

Sipas Sheshelit, shprehjeja ekuivalente tek amerindianët ështe : “Amerindiani e ka për nder të flesh me gruan e tij”. Kështu kolonizatorët francezë dhunonin gratë e Amerindianëve duke u bazuar në shpehjen se një gjë e tillë ishte tipar kulturor i amerindianëve.

Fakti se plani makiavelik serb i ashtuquajtur “Kanuni i Lekë Dukagjinit” është i përpiluar nga cetnikët serbe vihet në dukje nga analisti kritik Blerim Uka (kërkoni me fjalë kyçe në Google : « Blerim Uka Kanuni ») edhe para kritikave të Sheshilit kundër kolonizatorëve francezë.

Siç ndodhen në “zakonet” e amerindianëve disa tituj franceze, si për shembëll “Seigneur” (Gouvernator) e kemi shprehjen “Vojvodë” në Kanun. Titulli “vojvodë” është ekzkluzivitet i çetnikëve serbë. Vetë Shesheli e ka këtë titull. Ja një citat nga Kanuni:
§.63. Tagri i Parbinis ( i dialit të parë).
d) Me kênë derë Vojvodet, djalit të parë të vllaut të parë i perket prîja.
Referenca: http://kanuniilekedukagjinit.blogspot.ca

Franca nuk deshi që Shesheli të futet në atë fushë të rrëshqitshme sepse dihet botërisht se ku kanë qenë francezët kolonizatorë, shoqëria është gjithonë e prapambetur. Aty ku kanë qënë anglo-amerikanët, shoqëria është e zhvilluar. Ja pse është liruar Shesheli nga Haga. Normalisht nëse e respekton fjalën e tij, ai duhet të evitojë maksimalisht të flasë për shqiptarët. Në dy muajt e parë e ka mbajtur afërsisht fjalën.

Drita Gega

Martë, 23 Dhjetor 2014 17:36

Drita Gega

SIPAS SERBËVE, SHQIPTARËT JANË DHIARË (ÇOBANË TË DHIVE
Sipas serbëve, shqiptarët janë dhiarë (çobanë të dhive). Kërshtu ata na identifikojnë neve dhe, me planet e tyre makiavelike, kanë arritur edhe ta fusin edhe në stemën e shtetit shqiprar kokën e dhisë me dy brirë nen prtekstin se e paska bartur Skenderbeu ne ndonjë pikturë apo skulpturë. Po e pikturoi dikush Skenderbeun xhveshur (nuk do te ishte gabim sepse ai ka jetuar ne momente te caktuara të ditës i tille, eshte larë xhveshur, se paku! shqiptaret duhet të dalin sheshit të xhveshur apo te paraqesin nje njeri nudo ne stemen e shtetit?
Juristja Edita Mark Sopjani në shkrimin e saj me titiull “As Kanuni, as Sheriati, as zakoni, por Ligji!
http://www.gazetakritika.net/Forumi/Doreshkrim.php/?itemid=5189#sthash.NPIN4Hd6.dpuf
e nënvizon faktin se ata që bashkatdhetarët e tyre i konsideronin si prijes (Ahmet Zogu, Gjon Marka Gjoni dhe Esat Pashë Toptani) ishin dhiarë të serbëve dhe çuditërisht u shërbenin atyre që i përulnin dhe i nënçmonin.
Zonja Sopjani flet për planet makiavelike serbe për identifikimin e shqiptareve me Kanunin e Lekë Dukagjinit si shitës të grave me groshët e sulltan Sylejmenit, vrasëse me paramendim ne emër të gjakmarrjes, mosrrespektues të pasurise së tjetrit nën pretekstis e mikprijtjes, njerëz pas sens ekonimik apo vetëdije ekonomike siç eshte dasme ne kanun e cila e ka varfëruar qelizën e re familjare në momentin kur ajo duhet të inkurajohet apo forcohet.
Venia e brirëve të dhive në stemën e shtetit shqiptar, nën pretekstin se i paska mbajtur mbreti i sqiptarëve Skenderbeu është edhe një provë e pamohueshme se serbet e kanë në dorë përcaktimin e identitetit të shqiptarëve dhe paraqitjen e tyre në botë. Siç e thot edhe Vasa qubrilloviqi ( Vasa Cubrilovic) në planin e tij për zhdukjen e kombit shqiptar, nuk është vështirë për serbët të hynë tek udhëheqësit shqiptarë dhe t’i shëndërrojnë ata në këlyshë të serbëve.
Koka e dhisë në steme, po na lanë serbet, mund të zevendësohet me disa yje. Yjet ndodhen ne flamurin amerikan, ne flamurin e bashkimit evropian. Madje ylli simbolizon dritën dhe diellin. Mos harroni fjalën e bukur ilire “diell” që do të thotë “yll i ditës” di=ditë, ell=yll. Kjo ka ndodhur para Lekes ( atij homoseksualit të Madh) së Maqedonise, të cilin serbet na kane mësuar gjithashtu ta duam për t’u tallur me neve. Mos harroni se “Leka” e kishte nofken edhe Aleksandar Rankovic, ai i cili u ka bere shqiptareve të Kosovës gati sa Leka perandorise ilire.
“Kodi Leka” është edhe Kanuni i Esat Pashe Toptanit dhe Gjon Markagjonit (Kanini i Lekë Dukagjinit) i cili e shkatërron nje popull ne aspektin psikologjik e identitar. Fjala “dok” (doket dhe zakonet) është fjala “kod” nese lexohet anasjelltas fjala “kod”
Askush nuk mund të të përule pa pëlqimin tënd, ketë gjë e dinë mirë serbët dhe i relaizojnë planet etyre makiavelike me pëlqimin e shqiptareve. Edhe sot ka shqiptare që e pranojnë identifikimin me kanunim, Ka shiptarë se pranojnë brirët e dhisë në stemen e shtetit shqiptarë edhepse shqiptaret nuk ekportojne djath dhie. Francezet po ta kishin ate figure ne stemën e tyre, do të kishte njefare logjike.
Nuk e di se si e shjegon ne kërkimet e tij “shkencore” qëllimkeqi dhe antishqiptari Robert Elsie valën e vetëdijes kundër kanunit. Në fakt, nga Robert Elsie mund te perfitojnë shqiptarët, sepse ky është një argument se nuk ka vetëm vampirë e gjakpirës shqiptarë që identifikohen me kanunin poe edhe vampirë e gjakpirës të huaj si Robert Elsie.
Madje ne video, Robert Elsie ben mire qe i krahason shqiptaret me amerindianet sepse të bardhet, e sidomos francezet, i kanë krijuar të njejtat “zakone” çoroditëse tek autoktonët e Amerikës së veriut përmes shefave të tyre analfabetë siç e kanë krijuar serbet kanunin përmes Esat Pashe Toptanit dhe Gjon Marka Gjonin.
Edhepse interveniment e “jonjerëzorit” Robert Elsie u zgjojnë të vjellat dhe neverinë shqiptarëve, ai duhet të vazhdojë shprehet ne lidhje me “identitetin” shqiptar. Permes tij shqiptarët kanë edhe më shumë neveri ndaj kanunit, dhe vetedijësohen të mos identifikohen me atë thes me gjepura e antivlera njerëzore!

Uroj qe Robert Elsie duke bërë kërkime në lidhje me shqiptarët do ta lexojë disa here këtë shkrim dhe komentet shume kptimplote.

Shtunë, 15 Nëntor 2014 18:37

Adi Sopi

Po e lexuat shkrimin "Një mocion parlamentar kundër Kanunit?" (kerkojeni ne Goggle me fjalë kyce ose në adresën:

http://www.kosovapress.com/sq/arkiva/nje-mocion-parlamentar-kunder-kanunit-124062/?old=1

Sipas disa shkencetareve shqiptare qe e njohin nga afer "albanologun" Robert Elezi (Elsie) ky shkrim e ka destabilizuar ate dhe per kete aresye shte shprehur sheshit disa muaj me vonë kunder shqiptareve ne emision e gazetares Rudina Xhunga.

Martë, 19 Gusht 2014 23:18

Elez

Shqiptarët e Torontos fillismisht le të kryejnë punën e vet, të martohen e pasi të kenë hequr obligimin, atëherë janë të lirë t'i drejtohen gjykatës, PADI PËR PROVOKIM NË BAZA ETNIKE.

Me çfarë të drejte i drejtohet ai një personi duke u nisur nga lkibra të studimeve etnologjike??

Këtë gjë e bën vetëm budallai. Dhe ata janë budallenj, por duhet bërë ankesë. Keni provuar ju njëherë t'i pyesni anglezët "a po digjni shtriga", se turpi botës, Britania e Madhe deri në vitin 1952 e ka patur në fuqi ligjin që thotë se shtrigat duhet djegur.

Është faji juaj që nukbëni ankesa, dhe nuk shkruani në gazeta për këto turpe të pederëve bythqirë kanadezë.

Kurse Robert elsie ka kryer punë të madhe për kulturën shqioptare dhe nuk duhet trajtuar ashtu si bëni ju.

Ai vojvoda që thu ti nuk asht kryqhshef i çetnikëve, po ka kenë titull i prijësit të ushtrisë së fisit, njhë ndër shumë e shumë huazime tjera nga sllavishtja.

Diele, 17 Gusht 2014 14:27

Edita Mark Sopjani

Kanuni i Lekë Dukagjinit nuk ka asnjë lidhje me Lekë Dukagjinin. Për ata që e kanë lexuar atë libërth prej 106 faqesh, lidhjet janë flagrante ndërmjet Kanunit (ligjit, në shqip) të sulltan Sylejmanit dhe Zakonit (ligjit, në shqip) të Pashiqit (Nikola Pasic).

Edita Sopjani, juriste

Enjte, 14 Gusht 2014 22:27

Edita Mark Sopjani

Robert Elsie shprehet ndaj shqiptarëve si vojvoda Vojislav Seselj (Sheshel)

Që të dy pohojnë në media se nuk mund të jetohet me shqiptarët.

Tani, mund të pyesni se çka ka lidhje shefi i çetnikëve serbë, Vojislav Seselj, me përhapësin e kanunit Robert Elsie? Si nuk ka lidhje! Shikojeni paragrafin §.63. me titull “Tagri i Parbinis ( i dialit të parë)”.Pika d) thotë: “Me kênë derë Vojvodet, djalit të parë të vllaut të parë i perket prîja.”

Pra, plani makiavelik serb i kodifikuar me titullin Kanuni i Lekë Dukagjinit (të cilin sot aktivistët kundër gjakmarjes e quajnë me ironi “Kanuni i Robert Elsie-s”) i jep më shumë të drejta të birit të kryeshefit çetnik sesa vajzës.

A ka sot baballarë apo vëllezer të tillë në ditët e sotme? Nëse ka, atëherë mund të konstatohet se janë të inspiruar nga Kanuni i ... Robert Elsie-s.

Pse krahasohet shpërndarësi i fundit i permbledhjes djallëzore 106 faqëshe, Robert Elsie, me vojvodën Vojislav Seselj?Sepse janë që të dy kundër njerëzimit. Sepse që të dy janë humbës. Sepse që të dy provokojnë neveri. Që të dy t’i çojnë të vjellat me deklaratat e tyre...
Edhepse Robert Elsie ka bërë një punë të shkëlqyer për çetnikët duke e përkthyer e duke e botuar kanunin në disa gjuhe, duke arritur të marrë medalje nga personalitetet më të larta shqiptare, më në fund e ka tepruar! E ka tepruar në njëqindvjetorin e pavarësisë së Shqipërise ku i quan shqiptarët shitës të grave. E ka tepruar në intervistën me gazetaren Rudina Xhunga ku deklaron sheshit se po te jetonte me shqiptarët do të çmendej. Ka vepruar mu si Shesheli: E ka shpalosur veten e tij publikisht.

A ka shqiptarë si vojvoda dhe “studjuessi”? Serbet, edhepse e kanë lansuar Kanunin... me anë të shqiptarëve (Gjon Marka Gjoni dhe Esat Pashë Toptani, për shembëll) ata nuk u besojnë shumë shërbyesve të tyre shqiptarë. Serbët janë të bindur se edhe tradhtarët më të mëdhenj shqiptarë nuk janë të mirë për ta. Kanë provuar duke duke ua ngritur imazhin disave. Kanë punuar për krijimin e kultit të personalitetit në mentalitetin shqiptar që t’i përdorin këlyshët që i kanë dresuar.

Çka dua të them?
Per shembëll dikush do të mund të thoshte: “Nëse kandidatët për çmimin Nobel Fishta dhe Kadaré nuk janë shprehur kundër Kanunit të Robert Elsie-s pse të shprehem un? Kush jam unë të shprehem kundër”. E thash... për shembëll...
Mos harroni të thoni me vete: “Ndoshta ka të tillë që janë ngritur lart me qëllim që të mos flasin kundër Kanunit...

Megjithatë serbëve nuk u pëlqën që t’i paguajnë shqiptarët. Sipas serbëve, shqiptarët duhet të përfitojnë nga plani i tyre (Kanuni...) që të paguhen vetë.

Për shembëll, ndërhyrësit apo “pajtimtarët” përfitojnë nga situata emocionale e të afërmëve të të dëmtuarit pas një aksidenti apo fatkeqësie për t’i ngatërruar (implikuar) dy familjet në konflit. Edhepse familjet s’kanë asnjë faj pse ka ndodhur fatkeqësia ata e krijojnë një drejtësi paralele.
Po arritën kanunarët e Sheshelit dhe Elsie-s t’i fusin anëtarët e familjes së të dëmtuarit në lojë, atëherë fillon sherri për të dy palët. Pajtimtarëve nuk u intereson qetësia dhe pajtimi. Po të mos ishin kanunarët, familjet do të ishin të pajtuara sepse anëtarët e individëve të implikuar në fatkeqësi nuk kanë bërë asnjë faj. Nuk kanë pse të jenë ne konflikt!

Çka i motivon pajtimtarët?

Pajtimtarëve, “zakoni” (fjale serbe “zakon” që në shqip do të thotë “ligj”) u garanton 500 grosh për ndërhyrje. (Groshi, monedhë e Kanunit të Sulltan Sylejmanit). Pra, biznesi i indërhyrësve apo pajtimtarëve të Kanunit të Robert Elsie-s është nxitja e konfliktit. Ata, meqë dinë të krijojnë stratagjema konflikti, dinë gjithashtu ta konnvertojnë groshët e kanunit në lekë, në dollarë apo në euro.

Unë si juriste, i sugjeroj familjes së të akuzuarit që të mos pranojë të futet në atë lojë. Po u paraqit ndonjë ndërhyrës apo pajtimtar, ai duhet të kallëzohet menjëhere në polici. Në fakt, ndërhyrësi duhet të kallëzohet nga të dy palët. Aty ku ndërhyjnë “pajtimtarët” e kanunit në një konflikt, jeta bëhet e padurueshme për të dy palët dhe me gjenerata të tëra.

Në rast të tillë, vojvoda Vojisllav Shesheli dhe kanunari Robert Elsie do të kishin të drejtë të thonin atë që e thonë tashmë për shqiptarët.

Por shqiptarët e dinë se Kanuni i Robert Elsie-s është i kurdisur nga çetnikët serbë dhe se Robert Elsie është ambasadori i fundit i këtij plani makiavellik. Po të mos e dinin ketë gjë, ndoshta do të binin në grackën e kësaj gjepure.

Shtunë, 02 Gusht 2014 20:02

Adi Sopi

Robert Elsie është vampir. Ai ka nevoyë të jetojë në një shoqëri ku ka gjak (gjakmarrje) konflikte (pse e ngjeu kafshatën tjetri i pari, pse e piu gotën e rakisë tjetri i pari) në një shoqëri ku njerëzit nuk dine të organizohen ekonomikisht (e harxhojnë gjithe ekonominë e familjes dhe futen në borxh për të bërë dasmë), aty ku tjetri vjen në shtëpinë tënde dhe futet duke menduar se ka të drejta, aty ku babai apo vellau e shet bijën apo motrën (neni 19 i kanunit). Ja një shoqëri ku Robert Elsie nuk do të çmendej.

Robert Elsie do të dëshironte të jetonte në një shoqëri ku ka zakone. Lexuesi duhet ta kuptojë se fjala “zakon” është fjalë serbe e cila në shqip përkthehet me fjalën “ligj”. Ligji dhe zakoni nuk e kanë të njëjtin kuptin në shqip dhe ky fakt e pengon “studjuesin” Robert Elsie. Ai me siguri do të donte të jetonte në mesin e burrave të zakonit.

Të flas pak me gjuhën e studjuesi edhe une. Tefta Paci i cilëson burrat e zakonit si burra mbi burra. Ja nje citat:

“Per burrin e zakonit, gruaja nuk ka vlere te madhe. Madje, burri i zakonit edhe qejfin e ben me burra tjere. Burrat mblidhen bashke e bejne muhabetim e tyre ndersa grate punojne ne fushe.

Gjakmarrja eshte fantasme e burrit te zakonit sepse ai mbyllet me burra tjere dhe ben qejf dhe gruaja punon ne are. A shihni, per te keq, burri i zakonit eshte i zgjuar. Ai atehere eshte burre mbi burre. A e keni degjuar shprehjen burre mbi burre. Kur nje burre eshte mbi nje burre tjeter.. aty nuk ka me ligj, aty ka vetem zakon”.

Te veproj edhe une si studjuesit dhe ta jap referencen nga ku vjen citati :
Edita Sopjani: As Kanuni, as Sheriati, as zakoni, por Ligji (http://www.gazetakritika.net/Forumi/index.php?itemid=5189 )

Ky është një shkrim qe e shpjegon arësyen pse Robert Elsie do të çmendej po të jetonte në shoqërinë shqiptare. Gjepurat qe i përkthen ai në gjuhe të tjera nuk kuptohen nga shqiptarët si do ai.

Një citat nga një shkrim tjetër pak më letrar: ( http://www.gazetakritika.net/Forumi/index.php?itemid=3840 )

Skrimi i Blerim Ukës " E kujt është shtëpia e shqiptarit" më ka inspiruar nje poezi:

Shtëpia e shqiptarit

Nga Adi Sopi

Shtëpia e shqiptarit
A është e gomarit?
E zagarit?
Apo e lypsarit?
Ndoshta është
E vetë pronarit!

Ndërsa miku i vërtetë
Nuk të pengon,
As nuk të gjykon,
Por të rrespekton
Dhe zotëron
Në shtëpinë e vet

Pra, secili është mbret
Në shtëpinë e vet
Dhe i fortë
Ne hapsirën e vet
Ku shijon lumturi
Dashuri
Dhe intimitet
Pa intimitet s'ka identitet
Pa identitet s'ka intimitet

E ftoj studjuesin “Robert Elsie” ta analizoje poezine time. Le te thote se a ka me shume kuptim se gjepurat e Kanunit të tij.

Prit pak prit se me erdhi një ide: Ai plani makiavelik serb i perbledhur me titullin “Kanunin i Leke Dukaginit” do te duhej te quhej “Kanuni i vampirit Robert Elsie”.

Vetem mos t'ua mveshë shqiptarëve, gjepurat qe ndodhem ne ate permbledhje vampirore dhe djallëzore!

Premte, 01 Gusht 2014 16:25

Blerim Uka

Me pëlqeu komenti i shkruar këtu nga bashkatdhetarja kosovare Tefta Paci:
“Ai identifikohet vete Robert Elsie me vlerat e Kanunit te cilin e perkthen? Nese po, larg nga shqiptaret! Sepse ato vlera nuk jane shqipatre! Vlerat e atij liberthi 106 faesh jane te atyre qe e kane perpiluar dhe qenkan te pseudointelektualit Robert Elsie i cili e perkthen ne ghuhe tjera. Le ta perktheje po qene vlerat e kanunit te tijat, por mos t’ua mvesh shqiptarëve!”

Gjithashtu më ka pëlqyer komenti i saj në intervisten nga Rudina Xhunga me “profesorin” Robert Elsie të titulluar: “Po të jetoja në Shqipëri do të çmendesha”. Këtë gjë e thote “albanologu” Elsie.
Tefta Paci e permand dhe e citon njëfarë Edith Durham e cila ka shkuar në Malësinë shqiptare për terapi. Ka shkruar per malësret (pak a shumë si Robert Elsie) dhe ka marre medalje nga Zogu, nga kreu i atëhershëm i shtetit shqiptar. Robert Elsie shihet këtu në fotografi me kreun e sotëm të shtetit shqiptar.

Ja intervista ku mund ta lexoni edhe komentin në fjalë:

http://www.gazetatema.net/web/2012/02/07/intervista-robert-elsie-po-do-jetoja-ne-shqiperi-do-cmendesha-eshte-njesoj-si-ne-kohen-osmane/

Per dallim nga Robert Elsie, Edith Durham e cila u shërua nga çmenduria. Kur u kthye në vendin e saj, deklaroi se vjen nga “WILDERNESS” por i ka mbetur ëmbël dhe to të dëshironte të kthehej prap për vizitë.

Robert Elsie pohon të kundertën!? Ai po të jetonte me shqiptarët do të çmendej.
Robert Elsie çmendet (le të çmendet! sepse konstataon se shqiptarët nuk mendojnë si ai. Nuk ka shqiptarë që pajtohet me shkrimet e Kanunit të tij të dashur ku thuhet:

Këto sjellje duken si lojë, porsé kàn shkaktue vrasë të pergjegjme shi në trevezë.

§.660. Kafen e mêrr miku, mandej i zoti i shpis.

§.661. Duert në treveze i làn i zoti i shpis, mandej miku.

§.662. Goten e rakis e pin i zoti i shpis e të dyten miku,

§.663. Kashaten e nyjen miku, mandej i zoti i shpis.

§.664. Aj zot shpije, qi e njyete kashaten perpara mikut, late 500 grosh giobë.

Pra, vrasë ose 500 grosh (të sulltan Sylajmanit) gjobë!!!!

Të fillojë gjakmarrja e të vazhdojë me gjenerata për arësye se nuk e filloi ai që duhet gotën e rakisë apo nuk e ngjeu ai që duhet kafshatën dhe ku të gjitha pretekstet janë të mira për të filluar konflikti. Nuk po flasim këtu ende për vrasjen me paramendin (gjakmarrjen) shitjen e grave në bazë te nenit 19, per faktin se shtëpia nuk i përket pronarit por mikut (apo armikut) nën pretekstin e mikpritjes. Nuk je ti në konflikt, o Robert, me atë që e konsideron shtëpinë apo pronën tënde të tijën?

Duke e përkthyer kanunin (e tij) në gjuhë tjera, Robert Elsie kërkon një shoqëri ku mund të jetoje i lumtur. Po nuk e gjeti një shoqëri të tillë, ai do te çmndet! Kështu, nënvetëdija e tij i dikton ta përkthejë Kanunin e Leke Dukagjinit në gjuhë tjera në kërkim të një parajse për të. Mendonte se ishte Malësia shqiptare parajsë për të por u zhgënjye.

Kerkojë nje shoqëri sipas librit tënd të shenjtë (me titullin Kanuni i Lekë Dukagjinit) zoti Robert Elsie, por jashtë trojeve shqiptare!

Megjithatë të uroj të mos e gjesh askund në botë. Nuk më vjen fare keq nëse çmendesh sepse një shoqëri sipas librit tënd të shenjete dhe fantazmës tënde të sëmurë nuk duhet të egzistojë askund. Ti e tepron o "mik" i shqiptarëve! Ti e tepron o "mik" i njerëzimit!

Enjte, 31 Korrik 2014 16:39

Tefta Paci

Nuk besoj se të gjithe e kane kuptuar intervisten ku Robert Elisie pohon se po te jetonte nder shqiptaret do te çmendej. Ai kete gje nuk e ka thene kurre perpara se ta konstatoje se gjepurat e tij ku i identifikon shqiptaret me kanunin kuptohen ashtu siç jane: qëllimkeqija. Ky fakt e pengon ate fare “studjuesi”. Shqiptaret nuk jane me siç i cileson akademia serbe ne plann makiavelik te ashtuquajtur "Kanuni i Leke Dukagjinit".

Per fat te keq te pseudointelektualit qellim keq Robert Elsie, ka me shume ( shume me shume! shqiptare qe e kane lexuar Makiavelin (Noccolo Machiavelli) sesa kanunin. Keshqtuqe nuk bien ne gracken serbe dhe te identifikohen siç do serbi t’i identifikoje me dhelperine e tij.

Kete dhelperi e denoncojne me argumente te forta katoliket shqiptare si zoti Blerim Uka dhe zonja Edita Mark Sopjani ne shkrimet e tyre. Kerkoni ne Google keta emra duke e shtuar fjalen “kanuni” dhe do ta kuptoni se shqiptaret po i hapin sytë.

Edhe Adriatik Preka ne kete shkrim jep nje kontribut të çmuar ne drejtim të duhur. Pergezime per guximin intelektual, zoti Preka!

Ne fakt, Robert Elsie çmendet kur konstaton se shqiptarët nuk identifikohen me kanunin per te mos u identifikuar me sheriatin siç e sugjeron plani makiavelik serb. Edita Mark Sopjani thote: "..as kanuni, as sheriati!"

Kanuni nuk i ben shqiptaret evropjanë. Nje afrikan apo amerindian i cili shet vajzën ne baze te neni 19, organizon vrasje me paramendin (gjakmarrje), nuk e rrespekton pasurine e tjetrit (nen pretekstin e mikpritjes,) ne nje kohe kur ka ligje te shkruara... ai afrikan a eshte me evropian?
Shqiptaret nuk kane nevoje te bejne asnje prove se jane evropjane sepse jetojne ne Evrope!

Ne fakt, per ata qe shohin me larg se hunda e tyre, fjala kanun referohet ne pushtimin osman, ne Kanunin e sulltan Sulejmanit. Groshi qe permendet ne kanun vjen nga Kanuni i Sulltan Sylejmanit. Ne trojet shqiptare e ka perdorur groshin vetem Esat Pashe Toptani nje kohe te shkurter. Dihet se Toptani bashke me Gjon Marka Gjonin kane qene ne sherbom te Pashiqit.

Siç thuhet edhe ne kete tekst, Robert Elie e ka perkthyer kanunin me disa gjuhe. E di ai vete se nuk e ka bere kete gje me qellim qe vlerat e kanunit t’i japin kontribut atyre qe flasin gjuhet ne te cilat i ka perkthyer. E ka bere me qelim qe t’i perlyeje shqiptaret!

Ai identifikohet vete Robert Elsie me vlerat e Kanunit te cilin e perkthen? Nese po, larg nga shqiptaret! Sepse ato vlera nuk jane shqipatre! Vlerat e atij liberthi 106 faesh jane te atyre qe e kane perpiluar dhe qenkan te pseudointelektualit Robert Elsie i cili e perkthen ne ghuhe tjera. Le ta perktheje po qene vlerat e kanunit te tijat, por mos t’ua mvesh shqiptarëve!

Mërkurrë, 30 Korrik 2014 19:26