Lajme
4°Tiranë
Hyr

Lajme › Kronike

Ekzekutim në prag të shtëpisë në Fier: vritet Selami Hasani, plagoset nipi i tij

Ekzekutim në prag të shtëpisë në Fier: vritet Selami Hasani, plagoset nipi i tij

Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur qytetin e Fierit mëngjesin e sotëm, ku rreth orës 09:40 persona ende të paidentifikuar kanë hapur zjarr në lagjen "1 Maji". Nga breshëria…

·

Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur qytetin e Fierit mëngjesin e sotëm, ku rreth orës 09:40 persona ende të paidentifikuar kanë hapur zjarr në lagjen “1 Maji”. Nga breshëria e plumbave të qëlluar pranë banesës së tij ka humbur jetën Selami Hasani, ndërsa i afërmi i tij (nipi me inicialet J. H.) ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spital për trajtim mjekësor. 
Menjëherë pas krimit, autorët janë larguar me shpejtësi nga zona, por pak kohë më vonë policia ka konstatuar një automjet të përfshirë nga flakët në fshatin Dermenas, i cili dyshohet se është përdorur për të humbur gjurmët e atentatit.
Forca të shumta policore dhe grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punojnë intensivisht në terren për të grumbulluar provat dhe për të identifikuar përgjegjësit e kësaj ngjarjeje.

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?