Lajme
15°Tiranë
Hyr

Lajme › Kronike

Skandali i vjedhjes së 700 mijë eurove në Postën e Durrësit kalon te SPAK, dyshohet përfshirja e një deputeteje socialiste

Skandali i vjedhjes së 700 mijë eurove në Postën e Durrësit kalon te SPAK, dyshohet përfshirja e një deputeteje socialiste

Hetimet për zhdukjen e 69 milionë lekëve të reja nga filiali i Postës Shqiptare në Durrës kanë marrë një kthesë vendimtare. Prokuroria e Durrësit ka vendosur të shpallë moskompetencën dhe…

·

Hetimet për zhdukjen e 69 milionë lekëve të reja nga filiali i Postës Shqiptare në Durrës kanë marrë një kthesë vendimtare. Prokuroria e Durrësit ka vendosur të shpallë moskompetencën dhe t'ia kalojë dosjen Prokurorisë së Posaçme (SPAK), pasi dyshohet se pas kësaj skeme qëndron një grup i strukturuar kriminal dhe zyrtarë me imunitet parlamentar.
 
Sipas raportimeve, në këtë çështje dyshohet se është e përfshirë ish-drejtoresha e postës, Etleva Budini, e cila në zgjedhjet e fundit fitoi mandatin e deputetes nën siglën e Partisë Socialiste. Kalimi i dosjes te SPAK hap rrugën për hetime më të thelluara mbi rolin e saj dhe të zyrtarëve të tjerë të lartë në shpërdorimin e fondeve të destinuara për qytetarët e Shijakut dhe Krujës.
 
 
Ndërkohë, Gjykata e Durrësit ka vendosur të lehtësojë masën e sigurisë për pasardhësen e Budinit, Elisabeta Mataj, e cila ndodhej në paraburgim që prej 18 korrikut. Pas kërkesës së mbrojtjes, ajo është lënë në “arrest shtëpie”, masë të cilën po e vuajnë edhe ish-shefja e financës Valbona Duni dhe arkëtarja Paola Dana, të gjitha të akuzuara për vjedhje në bashkëpunim përmes shpërdorimit të detyrës.

25 lexime

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?