Mbërrin dimri në verilindje të vendit: flokët e parë të dëborës mbulojnë Kalimashin, apel drejtuesve të mjeteve

Ulja e ndjeshme e temperaturave gjatë ditës së sotme ka sjellë edhe reshjet e para të dëborës në qarkun e Kukësit, duke zbardhur peizazhin përreth zonës së Tunelit të Kalimashit.…
Ndaje
Ulja e ndjeshme e temperaturave gjatë ditës së sotme ka sjellë edhe reshjet e para të dëborës në qarkun e Kukësit, duke zbardhur peizazhin përreth zonës së Tunelit të Kalimashit. Këto flokë të parë shënojnë nisjen zyrtare të atmosferës dimërore në zonat malore të verilindjes së Shqipërisë.
Për shkak të rënies së termometrit dhe lagështirës në asfalt, autoritetet u bëjnë thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve që qarkullojnë në këtë aks të rëndësishëm rrugor të tregojnë kujdes të shtuar dhe të respektojnë sinjalistikën për të shmangur incidentet.
Lexo edhe
Komentet (0)
Ende asnjë koment. Bëhu i pari.