Bastisje e papritur në qelinë e Erion Veliajt pas letrës drejtuar Ballukut, kryebashkiaku sfidon autoritetet: "Nuk ma ndalni dot fjalën"

Një kontroll i befasishëm është ushtruar në ambientet ku mbahet i paraburgosur kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ky operacion i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve erdhi vetëm pak…
Ndaje
Një kontroll i befasishëm është ushtruar në ambientet ku mbahet i paraburgosur kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ky operacion i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve erdhi vetëm pak çaste pasi në publik qarkulloi një letër e hapur e kryebashkiakut drejtuar drejtueses politike të Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Belinda Balluku.
Pavarësisht verifikimeve të imtësishme të kryera nga gardianët, brenda qelisë së tij nuk u konstatua asnjë objekt i ndaluar apo i paligjshëm.
Menjëherë pas këtij incidenti, Veliaj përcolli një reagim të prerë ironik, duke theksuar se edhe pas hekurave askush nuk mund t'i heqë të drejtën për të shkruar dhe për t'u shprehur, përmes mesazhit domethënës se lapsin dhe letrën nuk ia marrin dot.
Lexo edhe
Komentet (0)
Ende asnjë koment. Bëhu i pari.