Lajme
17°Tiranë
Hyr

Lajme › Kronike

Në pranga 4 shqiptarë dhe 2 iranianë, parandalohet atentati terrorist në Greqi me urdhër të Iranit

Në pranga 4 shqiptarë dhe 2 iranianë, parandalohet atentati terrorist në Greqi me urdhër të Iranit

Një plan i mirëorganizuar për të kryer një sulm terrorist në territorin grek është çmontuar nga autoritetet e sigurisë, duke çuar në arrestimin e gjashtë personave, mes të cilëve katër…

·

Një plan i mirëorganizuar për të kryer një sulm terrorist në territorin grek është çmontuar nga autoritetet e sigurisë, duke çuar në arrestimin e gjashtë personave, mes të cilëve katër shqiptarë nga Maqedonia e Veriut dhe dy shtetas iranianë. Shënjestra e kësaj celule dyshohet se ishte një biznesmen me post të lartë drejtues në një kompani izraelite të prodhimit të armëve. 
 
Sipas hetimeve, operacioni drejtohej nga Edriz Mavaneh dhe financohej nga shtetasi iranian Mabanex, i cili vepronte me porosi të shërbimeve iraniane të inteligjencës. Për ekzekutimin e planit ishin rekrutuar persona me bindje radikale nga zonat e Kumanovës dhe Shkupit, përfshirë të arrestuarin Shpëtim Musliu.
 
Grupi mbahej nën vëzhgim prej rreth një viti dhe anëtarët e tij kishin tentuar më herët të hynin në Greqi, por ishin bllokuar në kufi pasi figuronin në listat e personave të rrezikshëm. Pas kapjes së Musliut në tentativën e dytë falë bashkëpunimit mes shërbimeve sekrete greke dhe atyre të Maqedonisë së Veriut, hetimet po vijojnë për të zbuluar nëse celula kishte bashkëpunëtorë të tjerë brenda Greqisë.

53 lexime

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?