Debat i tensionuar në Qafë Thanë: gazetari shqiptar i kërkon llogari për hallet e bashkëkombësve, Rama e etiketon si "protestues"

Një shkëmbim i ashpër replikash ka shënuar konferencën e përbashkët për shtyp në Qafë Thanë, ku kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, po…
Ndaje
Një shkëmbim i ashpër replikash ka shënuar konferencën e përbashkët për shtyp në Qafë Thanë, ku kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, po përuronin sistemin e ri të kalimit kufitar “One Stop Shop”.
Tensioni lindi në momentin kur një gazetar shqiptar nga Maqedonia e Veriut akuzoi Ramën se kultivon miqësi të ngushta me liderët e Shkupit — duke përmendur Ali Ahmetin dhe vetë Mickoskin — ndërkohë që hesht përballë problemeve dhe sfidave me të cilat përballen qytetarët shqiptarë në këtë shtet.
Kjo pyetje provokoi reagimin e menjëhershëm të kreut të qeverisë shqiptare, i cili e ndërpreu gazetarin duke e pyetur me ironi nëse ishte “protestues”. Në argumentimin e tij, Rama theksoi se Maqedonia e Veriut është një shtet sovran ku shqiptarët janë faktor shtetformues dhe disponojnë mjaftueshëm parti politike për të mbrojtur interesat e tyre. Ai shtoi se respektimi i kufijve institucionalë ndalon çdo ndërhyrje të kryeministrit të Shqipërisë në punët e brendshme apo fushatat politike të vendit fqinj, ashtu siç politikanët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nuk ndërhyjnë në politikën e Tiranës.
Lexo edhe
Komentet (0)
Ende asnjë koment. Bëhu i pari.