Lajme
12°Tiranë
Hyr

Lajme › Kronike

Ngjarje e rëndë në Lezhë, ndalohet 32-vjeçari për abuzim seksual me një 15-vjeçare dhe 46-vjeçarja që ndërmjetësoi takimin

Ngjarje e rëndë në Lezhë, ndalohet 32-vjeçari për abuzim seksual me një 15-vjeçare dhe 46-vjeçarja që ndërmjetësoi takimin

Një rast i rëndë abuzimi seksual ndaj një të miture është zbardhur nga Policia e Lezhës, e cila ka vënë në pranga dy persona të dyshuar si të përfshirë në…

·

Një rast i rëndë abuzimi seksual ndaj një të miture është zbardhur nga Policia e Lezhës, e cila ka vënë në pranga dy persona të dyshuar si të përfshirë në këtë ngjarje. Hetimet nisën pas kallëzimit të bërë një ditë më parë në komisariat nga një familjar i vajzës, çka solli ndërhyrjen e menjëhershme të specialistëve për Hetimin e Trafiqeve dhe Krimeve në bashkëpunim me Prokurorinë.
 
Sipas të dhënave zyrtare, në pranga kanë rënë shtetasi me inicialet E. K., 32 vjeç, i akuzuar për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me dhunë me të miturën 15-vjeçare, e cila dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Gjithashtu, është ndaluar edhe shtetasja A. Gj., 46 vjeçe, e cila dyshohet se ka ndërmjetësuar takimin mes të miturës dhe 32-vjeçarit, duke u ngarkuar me akuzat për trafikim të të miturve dhe moskallëzim krimi.
 
Materialet e grumbulluara gjatë hetimeve i janë referuar tashmë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për ndjekje të mëtejshme ligjore.

60 lexime

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?