Lajme
17°Tiranë
Hyr

Lajme › Kosova dhe Rajoni

Misteri rreth vdekjes së 26-vjeçares në Prizren, dyshohet se gëlltiti kokainë pas ndalimit në kufi

Misteri rreth vdekjes së 26-vjeçares në Prizren, dyshohet se gëlltiti kokainë pas ndalimit në kufi

Detaje të reja po dalin në dritë lidhur me ndarjen tragjike nga jeta të 26-vjeçares Blerta Hyseni në Spitalin Rajonal të Prizrenit. E reja ishte ndaluar të dielën, më 15…

·

Detaje të reja po dalin në dritë lidhur me ndarjen tragjike nga jeta të 26-vjeçares Blerta Hyseni në Spitalin Rajonal të Prizrenit. E reja ishte ndaluar të dielën, më 15 nëntor, nga njësitë e antidrogës në pikën kufitare të Vërmicës, ku gjatë kontrollit në automjetin tip “BMW X6” me të cilin udhëtonte bashkë me Adnan Podvoricën, u zbuluan mbi 100 gramë kokainë e fshehur.
 
Pas ndalimit, autoritetet ngritën dyshime se e reja mund të kishte gëlltitur ose fshehur në trup lëndë narkotike, ndaj ajo u dërgua për kontrolle mjekësore në spitalin e Prizrenit. Edhe pse fillimisht iu dha ndihma e parë në ambientet policore, gjendja e saj shëndetësore u rëndua ndjeshëm, duke bërë që të transportohej me urgjencë drejt spitalit. Mjekët dyshuan për një mbidozë të rëndë, por pavarësisht ndërhyrjes së tyre, 26-vjeçarja ndërroi jetë në orët e para të së hënës.
 
Me urdhër të Prokurorisë, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Vetëm ekzaminimet mjekoligjore dhe hetimet në vijim pritet të konfirmojnë zyrtarisht nëse viktima kishte gëlltitur drogë dhe shkakun e saktë të vdekjes së saj.

129 lexime

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?