Lajme
15°Tiranë
Hyr

Lajme › Kosova dhe Rajoni

Përfundon vizita familjare në Prishtinë, Jakup Krasniqi niset drejt Hagës mes brohoritjeve "UÇK, UÇK" të qytetarëve

Përfundon vizita familjare në Prishtinë, Jakup Krasniqi niset drejt Hagës mes brohoritjeve "UÇK, UÇK" të qytetarëve

Pas një qëndrimi prej rreth gjashtë orësh pranë familjes së tij në Prishtinë, ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka mbyllur vizitën e përkohshme në vendlindje dhe është…

·

Pas një qëndrimi prej rreth gjashtë orësh pranë familjes së tij në Prishtinë, ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka mbyllur vizitën e përkohshme në vendlindje dhe është nisur drejt zyrave të EULEX-it për t'u rikthyer më pas në Hagë.
Gjatë gjithë kohës që ai ndodhej brenda banesës, dhjetëra qytetarë kishin pritur jashtë saj me shpresën për ta takuar nga afër. Edhe pse kontakti i drejtpërdrejtë nuk ishte i mundur për shkak të masave të sigurisë, në momentin kur Krasniqi doli nga shtëpia dhe hipi në automjetet e EULEX-it, të pranishmit shpërthyen në brohoritje të vazhdueshme “UÇK, UÇK”, duke i shprehur mbështetjen e tyre.
Kjo leje e posaçme nga Gjykata Speciale iu akordua Krasniqit për arsye humanitare, konkretisht për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore të bashkëshortes së tij. Kjo shënon herën e dytë që ai lejohet të udhëtojë përkohësisht drejt Kosovës që prej arrestimit të tij gjashtë vite më parë, pas vizitës së parë që kishte zhvilluar me rastin e ndarjes nga jeta të vëllait.

43 lexime

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?