Lajme
12°Tiranë
Hyr

Lajme › Kosova dhe Rajoni

Operacioni "Vjeshta 2026" në Kosovë, 174 vajza nga Shqipëria identifikohen në lokale dhe qendra masazhi

Operacioni "Vjeshta 2026" në Kosovë, 174 vajza nga Shqipëria identifikohen në lokale dhe qendra masazhi

Një aksion i gjerë policor i koduar "Vjeshta 2026" është zhvilluar në të gjithë territorin e Kosovës gjatë periudhës 3–17 nëntor, me fokus parandalimin dhe luftën kundër prostitucionit dhe trafikimit…

·

Një aksion i gjerë policor i koduar “Vjeshta 2026” është zhvilluar në të gjithë territorin e Kosovës gjatë periudhës 3–17 nëntor, me fokus parandalimin dhe luftën kundër prostitucionit dhe trafikimit të qenieve njerëzore. Gjatë kontrolleve të ushtruara në 40 lokale me muzikë live dhe 62 qendra masazhi, autoritetet evidentuan gjithsej 174 shtetase nga Shqipëria – prej të cilave 155 në lokalet e natës dhe 19 në sallonet e masazhit – së bashku me dhjetëra shtetase të tjera të huaja nga Tajlanda, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Kolumbia.
 
Si rezultat i shkeljeve administrative të konstatuara nga inspektorët e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, u vendos mbyllja e 15 subjekteve (tetë lokale me muzikë live dhe shtatë qendra masazhi). Gjithashtu, policia zbuloi katër raste të ushtrimit të prostitucionit të lidhura me aktivitetin e eskortës, duke vënë në pranga tetë persona: katër meshkuj (tre kosovarë dhe një shqiptar) dhe katër femra (tre kolumbiane dhe një braziliane).
 
Shtetaseve të huaja iu shqiptuan masa dëbimi dhe ndalim hyrjeje prej 6 muajsh deri në 3 vjet, ndërsa policia konfirmoi se gjatë operacionit nuk u regjistrua asnjë rast i trafikimit të qenieve njerëzore. 
 
 

44 lexime

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?