Lajme
12°Tiranë
Hyr

Lajme › Aktualitet

Përplasje fizike mes protestuesve dhe policisë para Kryeministrisë, qytetarët refuzojnë të lirojnë bulevardin

Përplasje fizike mes protestuesve dhe policisë para Kryeministrisë, qytetarët refuzojnë të lirojnë bulevardin

Një situatë e tensionuar dhe me konfrontime fizike është regjistruar gjatë tubimit të sotëm përpara godinës së Kryeministrisë në Tiranë. Sipas raportimeve nga vendngjarja, përplasjet nisën në momentin kur efektivët…

·

Një situatë e tensionuar dhe me konfrontime fizike është regjistruar gjatë tubimit të sotëm përpara godinës së Kryeministrisë në Tiranë.
Sipas raportimeve nga vendngjarja, përplasjet nisën në momentin kur efektivët e policisë ndërhynë për të shpërndarë turmën, me qëllim lirimin e bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe rikthimin e qarkullimit normal të automjeteve.
 
Pjesëmarrësit në protestë kundërshtuan me forcë këtë ndërhyrje dhe refuzuan të largoheshin nga aksi rrugor, çka solli shtyrje dhe përleshje të drejtpërdrejta me forcat e rendit. Përgjatë gjithë tubimit, protestuesit hodhën në kor thirrje për “Dorëheqje”, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.
 

60 lexime

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?