Lajme
12°Tiranë
Hyr

Lajme › Ekonomi

Investimet kineze synojnë industrinë e rëndë në Shqipëri, ambasadorja Pang Chunxue: Nevojitet klimë e favorshme dhe stabilitet

Investimet kineze synojnë industrinë e rëndë në Shqipëri, ambasadorja Pang Chunxue: Nevojitet klimë e favorshme dhe stabilitet

Interesi i sipërmarrjeve kineze për të zgjeruar aktivitetin e tyre në tregun shqiptar mbetet i lartë, me fokus të veçantë në sektorin e industrisë së rëndë. Ky mesazh u përcoll…

·

Interesi i sipërmarrjeve kineze për të zgjeruar aktivitetin e tyre në tregun shqiptar mbetet i lartë, me fokus të veçantë në sektorin e industrisë së rëndë. Ky mesazh u përcoll nga ambasadorja e Kinës në Tiranë, Pang Chunxue, e cila theksoi se për të tërhequr dhe konkretizuar investimet e huaja në vend është e domosdoshme të garantohet një klimë e favorshme biznesi dhe stabilitet.
Deklaratat e diplomates kineze u bënë gjatë një aktiviteti të organizuar në qytetin e Elbasanit, në kuadër të 77-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Kinës.
Në këtë takim morën pjesë ish-studentë shqiptarë që janë diplomuar në universitetet kineze, si dhe inxhinierë të njohur të vendit, të cilët në të kaluarën kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në ndërtimin dhe drejtimin e disa prej gjigantëve kryesorë industrialë në Shqipëri. Takimi shërbeu jo vetëm për të kujtuar bashkëpunimin historik mes dy vendeve, por edhe për të riafirmuar vullnetin e kompanive kineze për projekte të reja ekonomike.

27 lexime

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?