Blog
17°Tiranë
Hyr

Blog › VIP Shqip

Bleona Qerreti: Jam e dashuruar me Sali Berishën!

Këngëtaret mesa duket e mbështesin masivisht me propozimin e Kryeministrit Sali Berisha, për hartimin e një projektligji kundër medias rozë, me synim ruajtjen e jetës private të personazheve publike.Pas mbështetjes së dhënë nga Çiljeta Xjilaga dhe Greta Koçi, Bleona Qerreti…

·

Bleona Qerreti: Jam e dashuruar me Sali Berishën!
Këngëtaret mesa duket e mbështesin masivisht me propozimin e Kryeministrit Sali Berisha, për hartimin e një projektligji kundër medias rozë, me synim ruajtjen e jetës private të personazheve publike.
Pas mbështetjes së dhënë nga Çiljeta Xjilaga dhe Greta Koçi, Bleona Qerreti del në krah kryeministrit në këtë nismë, duke përmendur edhe një emër mes rreshtave.
Ne nje prononcim per Gazeta Shqiptare, Bleona Qerreti pohon se Arian Çani, është emri i një prej gazetarëve, që sipas Bleonës abuzon më së shumti me pushtetin që i ka dhënë media.
“Unë mendoj që kryeministri Berisha ka shumë të drejtë! Ai është një njeri me një vizion të pakrahasueshëm me asnjë tjetër. Unë kam qenë gjithmonë e dashuruar me të që kur kam qenë fëmijë e këndoja në koncertet e ’96. Kjo dashuri midis meje dhe kryeministrit sa vjen dhe bëhet më e fortë e solidarizohet më shumë në çdo fjalim apo mbledhje qeverie, takim ose koncert. I adore and I love Sali Berisha!”.

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?