Blog
17°Tiranë
Hyr

Blog › VIP Shqip

Kantautori Francesk Radi në gjendje të rëndë në QSUT

Kantautori i njohur shqiptar Francesk Radi ndodhet në gjendje të rëndë në reanimacionin e QSUT-së, pasi ka pësuar hemorragji cerebrale. Sipas mjekëve gjendja e Radit është e rëndë dhe kritike. "BalkanWeb" duke iu referuar mjekëve të urgjencës raporton se kantautori…

·

Kantautori Francesk Radi në gjendje të rëndë në QSUT
Kantautori i njohur shqiptar Francesk Radi ndodhet në gjendje të rëndë në reanimacionin e QSUT-së, pasi ka pësuar hemorragji cerebrale.

Sipas mjekëve gjendja e Radit është e rëndë dhe kritike.

“BalkanWeb” duke iu referuar mjekëve të urgjencës raporton se kantautori është shtruar në reanimacionin qendror në QSUT dhe gjendja e tij është shumë e rëndë.

Sipas tyre, mjekët bëjnë të ditur se këngëtari ka pësuar hemorragji masive të trurit. Më herët ka qenë vetë bashkëshortja e Radit, e njohura Tefta Radi e cila ka njoftuar familjarët për gjendjen e rënduar të tij dhe ka bërë thirrje për ndihmë të specializuar mjekësore.

Bashkëshortja e artistit, spikerja e njohur ikonë e ekranit shqiptar, Tefta Radi ka kërkuar ndihmën e autoriteteve shtetërore për ta dërguar jashtë shtetit për një mjekim më të specializuar.

“Gjëndja e tij është shumë e rëndë. Nëse autoritetet kanë mundësit për ta dërguar jashtë për një mjekim më të specializuar ju lutem ta bëjnë”  tha mes lotësh Tefta Radi, cituar nga “Ora News” .

1.233 lexime

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?