Lajme
17°Tiranë
Hyr

Lajme › Politike

Fjalori banal, gratë deputete të PS bojkotojnë fjalimin e Berishës

Në shenjë proteste për fjalorin e përdorur dy javë më parë nga ish-kryeministri Berisha në sallën e Parlamentit, deputetet socialiste lanë sallën në kohën kur ai doli në podium për të marrë fjalën seancën e kësaj të enjteje. Deputetet Dade…

·

Në shenjë proteste për fjalorin e përdorur dy javë më parë nga ish-kryeministri Berisha në sallën e Parlamentit, deputetet socialiste lanë sallën në kohën kur ai doli në podium për të marrë fjalën seancën e kësaj të enjteje.

Deputetet Dade, Spahiu, Xhuvani, Shkjau kanë lënë sallën në mënyrë demonstrative për fjalorin e përdorur nga Berisha në Kuvend.

Nga ana e Tij Berisha u ''justifikua'' për shprehjet e përdorura se ai vetëm kishte cituar ate çfarë kryeministri Rama kishte thënë.

“Morët vendim pse unë citova fjalët që zotëria i adresonte ministres, të shoqes së ministrit dhe një të trete”, deklaroi Berisha.

Ndërsa deputetja e PS, Evis Kushi tha se ky veprim do të vijojë gjithnjë kur në Parlament të flase Sali Berisha. “Ne kemi vendosur të mos qëndrojmë në sallë sa herë që Berisha të flasë. Ne nuk jemi dakord me gjuhën e përdorur prej tij. Ky qëndrim do vazhdojë përsa kohë ai do të vijojë me këtë lloj fjalori”, tha Kushi.

Edhe deputetja e LSI-së, Monika Kryemadhi dënon fjalorin e përdorur nga Berisha, por ndryshe nga koleget socialiste shprehet se gratë nuk duhet të bojoktojnë Parlamentin, por duhet të jenë aty për të treguar forcën e tyre.

“Ne në Parlament nuk vijmë as për Berishën, as për Ramën, as për Metën. Ne përfaqësojmë elektoratin dhe zonat tona dhe duhet të vijmë për të treguar se jemi prezente. Ne duhet të qëndrojmë aty dhe të luftojmë me tolerancën, hijeshinë dhe mencurinë tonë, për t’u bërë të qartë burrave se jemi më të forta”, u shpreh Kryemadhi.

Edhe kryetarja e Aleancës së Grave Deputete, deputetja e PD-së Mesila Doda, dënon fjalorin e përdorur në sallën e Parlamentit nga të gjitha palët.

“Unë besoj se është një reagim i marrë prej tyre si pasojë e një temperature të ngritur brenda Kuvendit, që nuk kanë qenë momente etike. Kemi nevojë për një rishikim të mënyrës se si e kemi trajtuar gjuhën e Parlamentit”, tha Doda.

Doda shtoi se shumë shpejt Aleanca e Grave Deputete do të paraqesë një iniciativë lidhur me Kodin Etik në Parlament.

Berisha: Ina Rama lavire politike, minimumi që mund ti thoja
I rikthyer në Kuvend pas dënimit 10 ditor ish kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se nuk i ka përdorur kurrë termat ofendues “k...” dhe “prostitutë”.

Por menjëherë pas kësaj deklarate ai ka përmendur rastin e ish kryeprokurores Ina Rama të cilën e cilësoi "lavire politike". Berisha ka theksua se nuk ja heq këtë cilësim Ina Ramës duke u shprehur se ajo është puçiste.

“ E di si më jeni dukur? Si banorët e fermës së derrave, se vetëm aty sharja dhe ofendimi është lavdërim. Në vend ti thoni kreut tuaj se nuk pranojmë kurrë sharje të tilla. Ju e dëgjuat këtu kur përdorte fjalët, “jo rrotë...” kështu me radhe dhe e duartrokitët si në fermën e derrave.

I ulur si ordiner, si rrugaçët që shohin nga vrima e çelësit teksa vizatonte dhe fotografonte deputetet nga mbrapa. Këto nuk janë mëkate, mëkat është ta citosh atë.

Unë kurrë nuk i kam thënë dhe nuk do i them. Mund të thoni për Ina Ramës. Ina Rama ishte puçiste dhe i është thënë lavire politike dhe s’ja heq kurrë dhe ishte minimumi i asaj që mund ti thosha.

Shpresonte të merrte dy mandate duke bashkëpunuar me kryertarin tuaj. Unë këtu nga kjo platoformë cilitdo qytetar që t’ja thotë, cilido zyrtar tjetër do ja plas në surrat. Më e keqja është që të gjithë të bëhen banorë të fermës së derrave.”- u shpreh Berisha.

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?